Këshilla/Blog

Erisa 13.09.2019

Pershendetje dua te ndaj me ju historine time, qe nga mosha 15vjet kam filluar te kem depresion kam qen te mjeku mka ndihmu. Pastaj prap ne moshen 17vjeqare kam pas shume ankth me dukej sikur do behet Kiameti kisha frig shume nga bubullimat,ererat,shiu ika te psikologu dhe te psikiatri me ndihmen e dyve e tejkalova ket ankth, por disi u bera e varnun prej medikamenteve qe i pija edhe me terapi vazhdova deri ne moshen 21vjeqare pastaj 22-23vjet pija medikamente vetem 1/4 . Pastaj u bera 24vjeqe dhe thash tash dua ti largoj medikamentet dua te perballem me realitetin e jetes. I lash nje muaj por o Zot sa keq isha mu mershin mend kisha njdersitje u bejsha nervoz extrem katastrofe. U fejova dhe mendoja se do jem mire por prap ja fillova terapis 1/4 se smund ti perballoja disa gjera. Dhe pastaj afroheshim te martesa dhe vendosa definivisht mos ti pi medikamentet, tash i kam len te gjitha dhe u be gati 1vit por jam shume keq kam shume ankth dyfish se sa qe kisha tash kam frig na gjithqka se mos po semurem se mos po vdes kam frig nga shiu bubullimat ererat nga lartesia nuk e di kam frig kam mendime se mos pi bej dikujt keq dhe me vret Zoti kam frig nga gjithqka nga gjithqka me eshte bllokuar koka total. Tash edhe jam e martuar dhe jam jasht vendit se kam familjen afer.. nuk e di me cfar te shkruaj vetem jam shume keq ju kisha lut ndikush mem ndihmu per ndonje keshille

  1. Eri says:

    Pershendetje Erisa, mund te them qe edhe une e kam perjetuar gjendjen qe ti po kalon. Nuk je vetem. Se pari me vjen mire qe e more guximin te shkruash. Une do te keshilloja qe te meresh me gjerat qe te pelqejne. Ndoshta nese mund te flasesh me dike te afert per ty do te ndihmonte ti shohesh gjerat ndryshe megjithese do te ishte shume mire nese do te mund te nisje terapi me nje psikolog/e. Gjendja ne te cilen ndodhesh nuk zgjat pergjithmone. Ne fillim psikoterapistja me keshilloi te beja ushtime me frymemarrjen, dhe mindful meditation. Nese kerkon ne internet apo te playstore do te gjesh ushtrime per tu qetesuar. Mund te gjesh ndonje aplikacion si Thought diary per te vezhguarr mendimet e tua dhe si mund te menoje ndryshe. Dhe me beso funksionon. U be gati 2 vite qe vazhdoj psikoterapine dhe ndihem shume here me mire. Me pare mendimet negative me ndiqnin mua, tani kam filluar ube ti ndjek une ato. Uroj te te kem ndihmuar sadopak. ????

    1. Erisa says:

      po si me mberri edhe une deri te gjendja yte qe je permisu spo kam vullnet per asgje une jetoj dhe me familjen e burrit skam me ke te flas, burrin e kam shume te mire por edhe ky eshte disi ne depresion per ate arsye nuk flas edhe me te sepse mendoj qe ky do behet me keq, per gjendjen time askush se di mundohem te jem e fort te mendoj pozitiv po jam lodh shume shume andaj edhe shkurajta ketu, o vetem Zoti e di se si jam

    2. Erisa says:

      dhe nje gje une ketu nuk mundem te shkoj te ndonje psikolog sepse ende se kam mesu gjuhen, nuk e di me duket se jam ne mes te ferrit

    3. Anonymous says:

      Ca eshte ajo metod ku mundet me gjet

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj per pyetjen. Duket sikur ke deshiren(pa e ditur) te kthehesh gjithmone pas, sikur sapo ben nje hap para (me vullnet – u bera 24 vjece dhe thash dua ti largoj medikamentet, dua te perballem me realitetin e jetes etj) te kap nje ankth qe perjetohet si i paperballueshem nga ty dhe qe te shtyn te kerkosh ndihme. Pasi je fejuar ke menduar se do te ishte me mire(kishe dike afer tani) por perseri dicka nuk ka shkuar sic duhet per ty dhe frika eshte rikthyer e keshtu me radhe deri te martesa dhe te situate aktuale ku gjendesh larg familjes dhe ndihesh shume keq. Mua me krijohet pershtypja se gjithmone frika ose ankthi jane nje mjet qe per ty perdoren per te mos shkuar larg, per tu kthyer pas.
    Cfare mund te thoje lidhur me kete? A mund te vazhdojme te komunikojme dhe te hulumtojme se bashku se cfare kuptimi mund te kete gjithe kjo per ty?
    Te mirepres.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV