ISHTE 23.09.2019
Zonja gresa arsyeja qe po ju shkruaj esht nje shqetesim qe kam ne lidhje me gjinin femerore jam nje djal 28 vjec kam reth 1 vit qe jam ber i pasur dmth me ka ndryshu jeta per shkak te pronave qe kam mar para se ti merja pronat kam qen shum i varfer jetoja me 400 mi lek ne muaj coja lek dhe ne shpi sepse vetem mamaja punonte.mua nga mosha 15 vjec me ka ndodhur dashuria par me ka propozur shoqia e femiris 2muaj e veres kan qen te paharueshme pastaj ajo vajti ne amerik me familjen dhe nuk patem kontakt por problemi nuk esht ky qe nga ajo koh pra une tani jam 28 vjec para 13vjetesh ka ndodhur kjo histori dashurie dhe me nuk u dashurua as nje femer me mua pasi kam qen shum i varfer sot kam nje makin qe kushton 17 mij euro prish na 50 ose 100 mi lek ne dit dhe flas me 8 femra ne tel me 6 kam fletur njera prej tyre esht mami dmth jeta seksuale e kam shum aktive si neper filma po ka na 2 muaj qe po me duket bota si dicka artificiale sikur ne njerzit jem kopje e njeri tjetrit sic jan dhe sendet ka dit qe me vjen per te qar sepse mendoj qe te gjitha me duan per lek dhe pikerisht tani kur endrat mu ben realitet une po jetoj genjeshtren me te madhe te jetes time sepse te gjith me duan per interes kur nderkoh per 13 vite nuk me ka dashur njeri po filloj te mendoj qe te hakmerrem duke i vrar dmth me ka hypur nje ndjenj ligesie per femrat sa njeres pasi me beri nje gojore ne dajt desha ta vrisja po kishte goxha qarkullim dhe nuk e vrava i thash zbrit i futa na 2 shpulla e beshtyva dhe i hodha 10 mi lek mer taksi dhe e shajta kjo ishte hera e par qe e shpreha ligesin me femrat kam frik se mos me kap prap kjo ndjen per ti vrav dhe mos shkatroj jeten per kurvat te lutem me ndimo si tja bej qe te qetsohem dhe te jem i lumtur se me duket se po me iken mendja nga ekstremitetet qe kalova nga super i varfer i len nen hije dhe i perbuzur ne nje jet qe spo e perballoj dot suksesin ne raport me femrat
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mbase nk duhet te shfaqesh si i pasur ????♀️. Ndjenja i inferioritetit qe ke patur ghithe keto vite duke qene i “varfer”,ndikon ne ate qe ti je transformuar. Ti i ke krijuar vetes bindjen qe je i varfer,por mos harro ke patur rroge,dhe ke ndihmuar familjen. Fillo ndryshimin duke mos kerkuar femra ne ambjentet e luksit,por ne perditshmerine tende. Mos e lejo veten te te duan per para,por per ate cfare ti je,dhe se ke me shume vlera se shume moshatare . Ato leke qe ti ke,mund ti investosh ne nje biznes frytdhenes,dhe gradualisht gjen dhe nje femer me te cilen mund te dashurohesh. Nese ti vete mban mendjet te pasuria,po aq do ta mbajne dhe femrat me te cilat frekuentohesh,sepse ti paraqet lluksin tend,jo veten tende te vertete. Thjeshte se flet me 8 femra,nk do te thote se je boss apo burre. Vendos objektiva ne jete,dhe vetem atehere do ja dalesh te krijosh siguri shpirterore.. ✌
Ti po fajeson te tjeret qe te duan per interes nderkohe qe me cfar kuptoj gjeja e vetme qe shfaq tek te tjeret jane te mirat financiare,jo vlera te tjera.Fajin kerkoje tek vetja,cdokush vleresohet per ate gje qe synon te vleresohet!Mos frekuento ambiente te shtrenjta,ske pse del me makine te shtrenjte ,merr nje biciklete,dil ne ambiente te thjeshta,ske pse fle me 6 femra,nuk eshte burreri kjo,njih dike qe te te vleresoje per cfar je jo per cfar ke,shko ne ambiente te thjeshta ,ndihmo aty ku duhet ,ndihu mire ti me veten tende fillimisht sepse mendoj ti me teper po vuan faktin qe ke financiarisht ,kjo gje te ka humbur sensin dhe ty
Përshëndetje,
Të falenderoj që ndave shqetësimet e tua në faqjen e Nuk Je Vetem. Letra që ke shkruar është e dhimbshme pasi më flet për sa i vetmuar ti ndihesh, dhe shpesh kur dikush ndihet i vetmuar nis të fajësojë veten për vetminë që ndjen.
Duke qenë se është e vështirë të pranosh ato çfarë nuk të pëlqejnë tek vetja, të cilat kontribuojnë në vetminë tënde, duket më e lehtë që gjithë këto ndjenja negative dhe mendime negative ndaj vetes, t`ua atribuosh të tjerëve. Kjo sepse ndonjë here, në mënyrë të pandërgjegjshme, është më e pranueshme të urresh të tjerët, në rastin tend femrat, sesa veten. Ndaj, mendoj se ke një dhimbje shumë të madhe Brenda vetes. Do të doja të të ftoja të reflektoje pak mbi këtë, për të kuptuar çfarë ti ndjen se ke kaq të keqe sa e dënon veten, përmes sjelljeve të tua, të jesh vetëm?
E besoj se mendimi se ato, vajzat dhe gratë, janë kurva mund të jetë ngushëllues, por në fakt nuk të ndihmon ty të ndihmosh veten tënde dhe të kuptosh çfarë po ndodh me ty. Agresiviteti që ndjen ndaj tyre, më bën të mendoj se thellë tek ti fle një agresivitet ndaj vetes tënde.
E besoj gjithashtu që shndërrimi financiar ka qenë i shpejtë dhe i fuqishëm, por çfarë më mbeti në mendje teksa lexoja letrën tënde ishte se ti thua se prej parave “jeta seksuale është si nëpër filma”, pra si artificiale, si diçka që s`vjen realisht prej asaj çfarë ti së brendshmi do. Ndaj, mendoj se në këto fjali, ti e shpreh qartë se stili I jetës që ti bën, kryesisht jeta seksuale e jotja, ndjen se nuk të përket ty, se është diçka e huazuar sipas asaj çfarë do të duhej të ishte meqënëse tanimë ti je I pasur. Mendoj se ti më shumë se me vajzat në jetë, je agresiv ndaj vetes për mënyrën e jetesës, të cilën ti nuk e sheh si tënden, autentike.
Do të të lutesha të kërkoje ndihmë profesionale, pasi të goditurit e një vajze në asnjë lloj rrethane nuk është e justifikuar dhe agresiviteti që mbart është bërë I rrezikshëm për të tjerët në jetën tënde.
Më shkruaj sërish për çdo gjë,
Gjithë të mirat,
Gresa.