Alketa 25.09.2019
Pershendetje jam shtatezene tani ne javen e 20.
Kam pas qrregullime te ankthit prej javes 12 kam heq shume edhe tani jam tu ballafaqu me to. Po pak e kom tejkalu pak ma mire.
Po dashta me ju pyt e nderuar a esht nga shtatesania po kam si mundim qe disa dite rresht si mundim ne aspekt nxeht .
Spo ma ban as flokt lshut mi lon qaq mo.
Leje mu pastru o diqka.
Nfillim mvinte ligshtim qaq shum vetvetiu si mundim veq te fiket qe sme binte hala shpesh pom vjen qashtu si ligshtim . Po mundim po kam gjdo dit. Si temperatur trupore sdi sun pe duroj. Se edhe frymarrjen spe kam normal nga qajo nxehtesi nga qaj mundim a esht nga shtatezania e nderuar kto simptoma.. flm juve
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Alketa,
Te falenderoj qe na shkruan dhe te uroj shume mbaresi ne shtatzani!
Se pari, nese mund te me tregosh pak me shume per crregullimin e ankthit: Te ka filluar nga java e 12 e shtatzanise? E ke patur here tjeter me pare? Nje mjek specialist te ka diagnostikuar me kete dhe a ke marre mjekim?
Sa i perket te nxehtit dhe sikletit, jane efekte normale gjate shtatzanise. Per te qene e sigurte, eshte mire te kontrollosh te mjeku gjinekolog tensionin dhe te sigurohesh qe nuk ke vertet temperature te larte, qe mund te lidhet me ndonje infeksion.
Nese eshte te nxehtit e zakonshem te shtatzanise, atehere te keshilloj te rrish sa me shume ne ambiente te fresketa dhe te ajrosura mire, te pish uje te ftohte dhe te veshesh rroba te lirshme e te rehatshme. Nxehtesia eshte zakonisht pasoje e ndryshimeve hormonale.
Imagjinoj se keto efekte qe ti ndjen mund te te duken me keq nese te shtohet ankthi kur po i perjeton.
Perderisa po pyet nese jane normale, besoj se ke mendime dhe shqetesime qe ndjen nevojen ti qetesosh. Nese e ndjen qe te shtohet ankthi kur ke keto mundime, mundohu te marresh fryme me ngadale dhe te vesh re cfare mendimesh te vijne ne mendje. Kujtohu qe mendimet shqetesuese jane si pasoje e ankthit dhe prit qe te kalojne. Nese keto nuk te qetesojne dhe ke mundesi te kerkosh nje psikolog ose psikoterapist ne vendin tend qe mund te te ndihmoje per menaxhimin e ankthit, te inkurajoj ta besh.
Uroj te kem ndihmuar sadopak dhe nese ke dicka per te shtuar je e mirepritur te shkruar perseri!
Me te mirat!