Këshilla/Blog

Klau 28.09.2019

Pershendetje. Doja tju pyesja dicka.
Kur isha 16 vjece gjyshi im u nda nga jeta, vajta dhe e pashe dhe ne ato momente kam qare nuk di sa shume. Me pas mami me dergoi te dajat pas 2ditesh pak a shume. Aty fillova te kisha ngritje tensioni te gjakut,nuk flija dot nuk di ca kisha. Ika dhe ne spital pastaj por per 1 muaj nuk isha e qete. Shpesh here ikja ne spital beja qetesues sepse kisha dridhje te pavullnetshme te trupit. Pikerisht fillon ne zonen e ijeve me pas kur behen me te forta dhe kur tensioni rritet,fillojne edhe ne pjesen e barkut. Asokohe me dhane ca medikamente per qetesim me duket dhe nje nder ta qe mbaj mend ishte sibelium. Tani sa here degjoj per vdekjen apo kam frike shume te madhe apo jam shume e acaruar me fillojnw perseri keto te dridhura

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    E dashur Klau,
    Te falenderoj qe na shkruan. Duke lexuar letren tende u ndjeva mjaft konfuze dhe kam disa pyetje qe do te me ndihmoje nese mund t’i pergjigjesh.
    Ne lidhje me dridhjet qe pershkruan, prekin vetem pjesen e ijeve dhe te barkut dhe jo pjese te tjera te trupit? Sa kohe zgjasin dhe a jane te dukshme per ty ose per te tjeret apo vetem i ndjen? Cfare ndodh me pjesen tjeter te trupit tend ne ato momente? Je e vetedijshme dhe nese po cfare mendimesh ke?
    A jane te lidhura dridhjet me nje gjendje ankthi ose gjendje emocionale te tjera? Ke permendur friken dhe zemerimin qe i paraprijne, si ndodh? Si reagon ndaj te dridhurave?

    E ke filluar letren me historine e vdekjes se gjyshit qe e ke perjetuar me shume frike dhe dhimbje. E lidh kete ngjarje me fillimin e shqetesimit tend dhe nese po a mund te me tregosh me shume?

    Pyetja e fundit qe kam eshte ne lidhje me mjekimet qe te kane dhene per qetesim: Sibelium me ben te mendoj se mjeket te kane trajtuar per epilepsi (ndryshe njihet si semundja e tokes), per shkak se te dridhurat qe ti pershkruan ngjajne me kriza epileptike, por nuk jam e sigurte nese eshte keshtu.​

    Mbetem ne pritje te pergjigjes tende! Te uroj me te mirat! ​

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV