Ledu 28.09.2019
Mua me shqeteson fakti qe un perdor nje fjalor te piste me pjestaret e familjes pasi ata me bertasin per te miren time.Kjo gje ka rreth 2 vjet qe ndodh dhe une mendoj se do te ishte mire ne qofte se ndonje psikolog do te me jepte disa keshilla rreth ketij problemi pasi sa vjen dhe behet me keq….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ledu,
Më vjen mire që ke shkruar në Nuk Je Vetem dhe se e kupton se ka diçka që s`shkon në komunikimin me familjen tënde. Fakti që edhe ti shqetësohesh për mënyrën sesi komunikon me ta, më bën të kuptoj se ti dëshiron dhe ke forcën të ndryshosh mënyrën e të shprehurit.
Unë do të doja të kuptoja pak më shumë për atë çfarë ndodh mes teje dhe familjarëve. Kur thua familjarë ke parasysh prindërit? Nëse po, për çfarë çështjesh ata të bërtasin më së shumti?
Po ashtu, do të doja të kuptoje se dhe e bërtitura nuk është një formë e mire e komunikimit, pasi e përkeqëson më shumë situatën. Ndaj dua të të ftoj që të diskutosh me familjarët e tu edhe mënyrën sesi ata të drejtohen ty, pra t`u kërkosh të flasin me ty me tone më të qeta dhe më të pranueshme.
Ndonjëherë mosha e adoleshencës na përball me sfida të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për breza të ndryshëm. Kjo pasi bota e familjarëve na duket shumë e ndryshme nga ajo e jona si adoleshentë. Por, nëse komunikimi është i qetë dhe mirëkuptues prej të dyve, gjendet më lehtësisht një rrugë e mesme e pranueshme për të gjithë pjesëtarët.
Uroj të dëgjoj shpejt prej teje,
Gresa.