Këshilla/Blog

Stella 29.09.2019

A ka rendesi virgjiria ? A mund te t te marri dikush e nes sje e virgjer?

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje Stella,

    Të falenderoj që shkrove dhe ngrite këtë shqetësim me ne të Nuk Je Vetëm.

    Si fillim do të doja të flisnim pak për virgjërinë, pasi nuk është e thjeshtë. Shumica e konsiderojnë të virgjër dikë që s`ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale. Shumë njerëz konsiderojnë humbjen e virgjërisë vetëm kur penisi penetron vaginën për herë të parë.
    Por, njerëzit mund të kryejnë edhe lloje të ndryshme të seksit si seks anal apo oral, kjo s`do të thotë, sipas meje, se ata janë të virgjër.
    Ndaj, virgjëria është një koncept kompleks që vetëm ti e përcakton sipas asaj çfarë beson dhe do të besosh.
    Ajo çfarë mua më shqetësoi në pyetjen tënde, është se ti bazon konceptin tënd për virgjërinë tek tjetri, pra partneri. Mendoj se është e rëndësishme të kuptosh çfarë është për ty virgjëria dhe a është kjo ajo në të cilën ti do të bazosh vlerën tënde që tjetri(partneri) « të të marri » ?

    Unë shpresoj shumë që jo. Ti si qenie njerëzore, jam e bindur, që ke shumë më shumë vlera sesa virgjëria jote apo cipa e himenit. Cipa e himenit nuk të bën as më shumë e as më pak të ndershme dhe ca më pak të përcaktojë nëse dikush mund të të ketë partnere apo jo.

    Nëse ke pyetje të tjera, të lutem të na shkruash sërish.
    Gjithë të mirat,
    Gresa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV