Era 18.05.2022
Pershendetje. Ne 24 mars te ketij viti, kryeva abort me narkoze. Pas 2 javesh pata marrdhenie me bashkeshortin, kane kaluar afersisht 8 jave dhe nuk me kane ardhur periodat akoma. Ekziston ndonje mundesi qe te kem mbetur shtatzene?Apo eshte dicka per tu shqetesuar? Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Era dhe faleminderit qe i je drejtuar faqes Nukjevetem.
Nuk e di nese cikli juaj zakonisht eshte i rregullt apo jo. Zakonisht cikli pas nje aborti me kyretim te kavitetit mund te vonoje deri ne 40 dite, zakonisht. Por jo 8 jave. Keshtu qe duhet bere nje kontroll, per te perjashtuar barren e mundshme apo problematikat qe mund te lindin me rigjenerimin e kavitetit pas nderhyrjes.
Gjithe te mirat!
Dr. Elinda