Lea 01.06.2022
Mesazhi : Nuk kam mbeshtetjen e askujt .
Jam e fejuar, dhe po vuaj shum nga familja e bashkeshortit nga babai,nena dhe motrat e tij.
Faji hidhet i gjith mbi mua,madje kan ber familjen time te besojn qe fajtorja vertet jam un nuk kam.mbeshtetjem e askujt .Te 2 palet e familjeve po me bejn nje presion shum te madh psikologjik nuk di cfar te bej jam mbyllur ne vetvete.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Lea,
Une e kuptoj shume mire gjendjen t3nde..
Nese mundesh te bisedosh me bashkeshortin dhe te mund te dilni ne nje shtepi me vete.
Ne kete menyre ju shihni lumturine tuaj.
Nese bashkeshorti nuk te suporton te lutem kete fejese mund ta mbarosh,te shkosh ne nje qytet ose nje shtet tjeter dhe te nisesh jeten tende nga fillimi.
Eshte me mire te ndihesh e lumtur me veten tende dhe mund te them se ka njerez te tjere dhe me te mire qe mund te njohesh dhe ndoshta te fejohesh.
Bazuar ne rrethanat qe ke,te lutem me shpjego me tutje.
Uroj te ndihesh mire
Po ky i fejuari jot, ku ndodhet ne kete histori?
Ndahu sa nuk je vone.
Përshëndetje Lea, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm. Duket se je në një gjendje të vështirë, në presionin e dy familjeve dhe me sjelljen jo të mirë të familjes së bashkëshortit. Do doja të dija se për çfarë bëhesh fajtore? Cilat janë problematikat? Gjithashtu, në këtë mes duket se i fejuari jot nuk ka një rol të qenësishëm. Do të të sugjeroja që fillimisht të diskutoje me të fejuarin për atë që ndjen, për nevojat dhe dëshirat e tua. Besoj se mes teje dhe familjes së ti jai ka një rol të rëndësishëm. Krahas tij, mund të bisedosh me shokë/qe të ngushtë/a për t’u hapur në lidhje me problemet që ke, sepse ndonjëherë mund të të duket se je vetëm, por zakonisht nuk është ashtu.
Nëqoftëse problematikat e tua kanë lidhje me dhunën, mund të kontaktosh Linjën Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza: 116117. Ose mund të shohësh këtë website: https://hotlinealbania.org/
Gjithë të mirat,
Veronika