Këshilla/Blog

Analia 18.05.2023

Pershendetje,

Kam shume vite qe vuaj nga ankthi. Kam problem te socializohem me njerezit dhe mendoj me detaje cdo fjale qe ju them te tjereve apo me thone. Vitin e fundit (pas fejeses), fillova te behem dhe me keq. Une jam shume e kujdesshme ndaj parnerit tim ndersa me ate kam situata te ndryshme. Ai eshte ekstrem xheloz dhe mua me ka ndikuar cilesine e jetes. Kur behet me nerva perdor fjale ofenduese dhe tenton te me gjuaje (por nuk e kam). Me vjen shume inat me veten qe une perfundova keshtu. Jam shtatzane (ne muajin e 9 tani), dhe nuk di te kem kaluar ndonje dite pa qare. Rri gjithe diten ne shtepi dhe prap me akuzon per tradheti. Mua me dhemb trupi nga shtatzania dhe ai me akuzon per tradheti. Pervec kesaj une jam bere shume e ndjeshme dhe qaj direkt sepse me duket sikur nuk mbaj dot me. Ne fund fare ai thote fjale manipuluese “boll qave se e mbyte femijen ne bark”. Eshte ai qe me ben te qaj dhe me pas me ben fajtore per femijen. Kam aq shume gjera per te thene por nuk mund ti shkruaj te gjitha. Me vjen keq te ndahem kaq shpejt por ai nuk me krijon hapesire per asgje. Te gjitha shoqet e mia i cileson si rrugace dhe te pamoralshme dhe cdo moment me permend nje lidhje te meparshme timen. Ai eshte 12 vite me i madh se une dhe ne jeten e tij nuk ka lene gje pa provuar. Jam bere shume agresive dhe here pas here dua ta demtoj veten shume (sepse me duket si denim per veten qe pranova dicka te tille ne jeten time).

Ju lutem, me kaq sa munda te them, dua te di nje mendim nga juve sepse per momentin nuk kam mundesi ekonomike te shkoj ne terapi.

  1. Përshëndetje Analia, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm.al! Më vjen keq për situatën që gjendesh, por nuk je ti për t’u fajësuar për këtë gjë. Të qenit në një marrëdhënie të dhunshme, mbytëse ose manipuluese mund t’i ndodhë çdokujt në një moment të jetës së tij. Duket se bashkëshorti ka tendencën të të largojë nga të tjerët (shoqet), të vë në dyshim veprimet e tua dhe të mos konsiderojë shtatzëninë tënde. Besoj se edhe ai ka problemet e veta, për të cilat mund të kërkojë ndihmë.

    Për ty, do të të sugjeroja të kontaktoje me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Vajza dhe Gra në numrin 116117 për të marrë falas suportin emocional që kërkon dhe këshilla për mënyrën se si mund ta përballosh më mirë situatën tënde.

    https://hotlinealbania.org/
    https://web.facebook.com/LinjaeKeshillimit/?locale=sq_AL&_rdc=1&_rdr

    Shpresoj të kesh një lindje të mbarë!
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV