Këshilla/Blog

D.I 27.03.2023

Pershendetje doktor, kam ardh qe 4 muj ne Gjermani nga Kosova dhe kam qene duke perdorur tabletat Escitalopram per ankth dhe depresion kur kam ardhur ktu kam mbet shtatzan dhe i kam nderpre tabletat, pas 2 muajsh pata abort spontan dhe u trondita shume po kam shume ankth dhe panik, kam fillu me i perdor prap tabletat Citalopram 10mg dhe dashta me vet a osht normale me pas marramendje dhe pergjumje nga fillimi prap i tabletave sepse terminin te doktorri e kam pas 1 muaj?

  1. Dr. Shukrije Static - Psikiater says:

    Përshëndetje dhe faliminderit qe keni kontaktuar faqen tonë.
    Ju keni thënë se keni qenë në trajtim me Escitalopram të cilin pas katër muaj përdorimi e keni ndërpre për shkak të shtatëzanisë. Nëse ju kam kuptu drejt tani jeni duke përdor tableta Citalopram 10 mg. Escitalopram dhe Citalopram bëjnë pjesë në të njëjtin grup të medikamenteve, mirëpo duhet të keni kujdes me dozën sepse ajo ndryshon, 10 mg Escitalopram është ekuivalent me 20 mg Citalopram. Për këtë ju lutem të bisedoni me Psikiatrin tuaj në takimin tuaj të radhës.
    Sa i përket marramendjes dhe përgjumjes që i keni përshkru ato sigurisht mund të i keni pjesë të gjendjës me të cilën jeni duke u ballafaquar.Nëse keni simptoma që janë shfaq pas përdorimit të medikamentit ato mund të jenë efekte anësore të përdorimit tyre por shpesh përmirësohen gjatë javës së parë ose të dytë të trajtimit.
    Gjithe te mirat,
    Dr. Shukrija

  2. Ankthi says:

    Kam dy muaj ce humba te 2 prinderit vuajta shum sa ishin te semur kur me ra trupi ne qetesi me fillij sulmi i ankthit kisha pak tension dhe rrahje te larta ce me shkonin deri ne 115 bera ekg dhe eko zemre shyqyr zotit mir analizat mir po problem im esgt se kam oksimeter ne shpi aq me shum mbas matjet e zemres aq me shum me rriten aty pastaj nuk fle gjum po e vuaj kre gje shum

    1. admin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
      Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.

      Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al

      https://youtu.be/EajeoJ96YEo

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV