Fjolla 11.08.2023
Para një Viti Jam Diagnostifikuar me stres post traumatik ,
Kam vizituar psikologun me shume se nje vit, psikologu me ka ndihmuar dhe Jam ndjer shum me e plotesuar dhe me shume e informiate rreth shendetit mendor,
Kam perdor ilaqe antidepresant para nje muaji i kam nderprer
Sot Po ndjehem e lodhur ,kam dhimbje kembesh ,munges te perqendrimit .
Trupi im kerkon vetem gjume, si dhe nuk kam aq shum deshire te dal jasht shtepis sepse lodhja Po ma ndalon kete?
Desha te dij perse me Jan shfaqur keto simptoma?
Nuk po e kuptoj se a eshte lodhje fizike apo ka te bej me gjendje shpirtetore timen.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Fjolla
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke drejtuar te ne shqetësimin tënd.
Besoj se nuk është periudhë e lehtë për ty.
Kuptoj që ke kaluar një gjendje të vështirë, për të cilën edhe ke marr shërbim që të ka ndihmuar. Por ndërkohë, kuptohet nga letra jote që duket se një gjendje tjetër e aktuale ka zënë vend, e cila lidhet me një ulje të kënaqësisë ndaj gjërave për tu bërë, marrjen e medikamenteve dhe lodhjen. Duket se ti nëpërmjet medikamenteve je trajtuar për gjendje depresive e cila shoqërohet me lodhje dhe humbje të kënaqësisë në përgjithësi. Por ndërkohë ke marr edhe trajtim që e ke shkëputur dhe nuk e di sa mund të jetë lidhur kjo edhe me efektin e tërheqjes nga ilacet.
Mund të jetë edhe një relaps në gjendje të mëparshme të shqetësimit që ke kaluar ose mund te jete edhe një shqetësim që lidhet me dicka aktuale ne jetën tënde. Në fakt është pak e paqartë nga letra jote cfarë ti nënkupton me gjendje shpirtërore dhe nqs ka dicka që të ka shqetësuar këto kohë?
Është mirë të kuptohet pak më shumë lidhur me faktorët që e kanë krijuar këtë gjë në këtë moment dhe si kjo mund të lidhet ndoshta me prezenten apo me të kaluarën. Nuk mund të jemi të sigurtë me kaq informacion sa ti prezanton në letër. Mendoj se ndoshta konsultimi me psikologun ndoshta do ndihmonte të vlerësohej pak më qartë situata dhe gjendja në të cilën ti je.
Shpresoj se përgjigja të ndihmon dhe shpresoj gjithashtu që në dalje të terapisë të mëparshme të kesh mundur të flasësh me psikologun për strategjitë efektive në rast të ndonjë rikthim të gjendjes që ke përjetuar.
Je e ftuar patjetër në chat në mënyrë që të diskutojmë pak më shumë në rast se dëshiron.
Me respekt
Alma