Anonim 18.09.2023
Pershendetje!
Doja te ndaja dicka ne lidhje me ankthin nuk po arrij ta kuptoj se cfar eshte a jan simptomat e ankthit apo jo. Kam shtrengim ne gjoks me bllokon frymemarrjen kam ngushtim dhe kur haj e kom problem me duket sikur kam probleme me trrejten me vijn si gropsira brenda stomaku me fryhet sa haj dicka me vjen si nje viz nga stomaku deri ne fyt dhe me ngel si shije e idhur dhe gjera te tjera qe spo mvin nmen tashi shum mka lodh kjo po boj gati 1vit e gjys qe e kam kete problem. Analizat i kam bere grafi te mushkerive i kam bere 2 3 her dhe te zemres i kam bere me kan dal te gjitha ne rregull. A ka ndonje tjeter qe ka simptomat qe kam un? Uroj te jeni mir te gjithe!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kshu jam un plus parahati ne bark ankth eshte
Përshëndetje dhe ju falenderoj që jeni drejtuar faqes tonë.
Simptomat që ju përshkruani, përfshirë shtrëngimin në gjoks, vështirësitë në frymëmarrje, ngushtimi i saj dhe ndjenjat e tjera që tregoni, shpesh mund të ndikohen nga ankthi dhe stresi emocional dhe mund të përfshihen në një gjendje të njohur si “anksiozitet i lartë.” Por, është e rëndësishme të kryeni një kontroll fizik të trupit tuaj për të përjashtuar shkaqe të tjera potenciale.
Për sa i përket një menaxhimi të mirë të ndjenjave të ankthit, po ndaj disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë disi.
Mësoni teknikat e frymëmarrjes. Një frymëmarrje e thellë dhe e ngadaltë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave. Provojini të merrni frymë ngadalë dhe ta nxirrni atë lirisht.
Ushtroni relaksimin muskular progresiv. Kjo është një teknikë që ndihmon në uljen e tensionit muskular. Përpiquni të tensiononi dhe pastaj të relaksoni secilin grup muskujsh për një periudhë të shkurtër.
Kryeni aktivitet të rregullt fizik të paktën 30 minuta në ditë. Aktiviteti fizik ndihmon dukshëm në zvogëlimin e stresit dhe ankthit.
Kujdesi për dietën dhe gjumin janë gjithashtu shumë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik.
Nëse simptomat vazhdojnë të kenë një impakt të madh në jetën tuaj, unë do ju ftoja të mendoni të konsultoheni me një specialist të shëndetit mendor. Ata mund të ofrojnë terapi dhe ndihmë të specializuar për menaxhimin e ankthit.
Është shumë e rëndësishme të mundësoni një bashkëpunim të mirë me një mjek dhe një specialist të shëndetit mendor për të përcaktuar se çfarë po shkakton simptomat tuaja dhe për të gjetur mënyrat e duhura për t’i trajtuar ato. Në ndërkohë, mos hezitoni të ndani ndjenjat tuaja me miqtë dhe të kërkoni ndihmë kur të jetë e nevojshme.
Ju falenderoj dhe pres të dëgjoj sërish nga ju.
Uarda
e si rendes ne shpatulla a asht simtom e ankthit dhe dridhje te muskujve me dhimta te medha