Dario 04.04.2024
Pershendetje
Unë jam një djale 25 vjec
Qe ne moshe te vogel kam vuajtur nga bullizmi
Arsyeja ishte sepse isha shumë i turpshem’ i urte, i Sinqerte dhe shumë i sjellshem .me endrra, doja të mësoja, doja të bëhesha më i miri
Nga bullizmi i vazdueshem pesova shumë trauma dhe u mbylla shumë ne Vetevete
Periudha me e keqe ishte gjimnazi sepse lendohesha shumë nga Shoket e klases
Fillova terapite me ilace qe ti harroja ato momente
Fillova universitetin me 10-ta
Pasi vendosa ti harrojë shokët
Por ne universitet isha nje student shum agresiv por me nota te mira shumë
Nje vit shkoi mire sepse nuk lejoja askend te më ulte poshte.kisha mesuar të thoja Stop por pa i lenduar njeri
Vitini dyte u qetesova shumë sepse nuk mund ta fshihja ate qe isha
Ai djali i mire
U qetesova se isha i lumtur
Nje vit pa bullizem
E kuptuan shoket e universitetit dhe filluan te me lëndonin akoma me shumë por ne vitin e dyte nuk mund te reagoja.
E kisha shum siklet
ndryshe nga viti i pare vetëm studjoja dhe nuk flisja por kur me ngacmonin u ktheja ashper
Me mbarimin e Bachelorin u qetesova
me ilace sepse me kujtoheshin momemtet e keqija qe kisha kaluar
Unë vazhdoja te enderroja per shoqerine
Endrra ime ishte te kisha nje shok ose shoqe
U aktivizova ne organizate politike atje me priten shum mirë por zgjati shum pak
Sepse e dija qe do te me lendonim.
Kisha ankth
Unë skisha pas kurr nje shok ose shoqe
Nuk flisja as nje fjale isha shum konfuz
Kisha ankth se mos i humbja shoket.skisha asnjë aftësi sociale, dhe u mohova, bullizova
Rashe ne depresion
Gjate depresionit kuptova se nuk eshte e veshire te jetosh me ankth por veshtire eshte te jetosh pa dashuri ( pa u pranuar)
U largova edhe nga aty
Dhe kërkova ndimë nga nië mjek psikiatër
Sot u bënë 3 vite që kurohem nga ankthi dhe Depresioni
Marr një dozë të vogël Abizol 5 mg dhe Nofen në rast nevoje
Gjithashtu punoj me nje psikoterapist
Sot: jam në gjendje shumë të vështirë
Kam bërë një listë shqetsimesh që nuk besoj ti ketë kush tjetër
1. Une kam Ngelur peng ne Shqiperi
Dua të largohem nga shqipëria por smundem
problem eshte Unë sot jam 25 vjec dhe nuk kam një foto duke buzqeshur, shkak i një Anomalie në nofull, pas pes vitesh lutje prindërve jam bërë operacion dhe duhet te pres Edhe 1 vit terapi që të marr lejen nga doktoresha sepse duhet ta ndjek terapinë deri në fund,dmth 26 vjec unë do shikoj veten për herë të parë, duke buzqeshur. Gjith rinia ime duke e fshehur veten , I them vetes pse dhe fajsoj prindrit e mijë për negliszhencën, nuk e kuptoj , ata më Thonë se të Duan por nuk dinë si të të duan.
Përvec kësaj kam edhe një terapinë me psiaktrin dhe psikoterpistin
2. kam krijuar një varësi ndaj nga pornografia dhe spo mundem ta ndal,
prej disa vitesh Une i kryej Aktin e Masturbimit duke pare adult videos .
Jam i shqetsuar pasi Nuk e ndal dot
Them përherë qe kjo eshte Hera e fundit
Nuk më pëlqen aspak ti shikoj
Por nuk e ndal dot
Por nuk kam simtoma të dëmshme
(Për aktin )Mendoj që eshtë dicka natyrale
Më qetëson
Më bën më të hapur me njerzit
nul më pengon në aktiviteter e ditës
Më qetson ankthin
Por nuk e ndal dot
Unë jam në një moshë që trupi eshtë shumë aktiv për marrdhënie
Unë nuk kam partnere
Nuk eshtë se kam ndonjë problem për këtë
Thjesht e kam shumë të vështirë të bie në dashuri.
3. Mungesa e një pune, Pak siklet kur duhet të prezantohem kur dikush më thotë me cfar merrem.jam i varur nga monetarisht nga vëllai im i vogël , nuk më pëlqen,
4. Dashuria ndihem vetëm por kam kuptuar që lidhet me gjendjen time nëse fitoj me veten mund të fitoj edhe dashurinë. Kur ja kujtoj vetes këtë listë bëhem shumë keq dhe dëmtoj veten shumë por unë kam shprese Arsyeja pse duhet të lagohem, dua të jem i zënë, të punoj, të bëhem zot i vetes, ju lutem më tregoni si mund të dal nga kjo situatë sepse e shoh të vështirë të dal pasi disa gjëra nuk varen nga unë.
Ka qenë një moment kur unë hoqa dorë nga varësia sepse punoja shumë, dhe për këtë arsyje dua të largohem.
Kam besiim tek vetja se do tjadal por ndonjëherë dorzohem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ju lutem më ktheni një përgjigje!
Përshëndetje Dario!
Të falenderojmë që na ke shkruar në faqen e Nuk Je Vetëm, duke ndarë historinë tënde bashkë
me vështirësitë, që ke kaluar, si edhe shqetësimet e tua.
Më vjen keq të dëgjoj se si bullizmi, që në vegjëli edhe deri në vitet universitare, ka pasur një
ndikim negativ duke të shkaktuar dhimbje edhe vuajtje, që me të drejtë në moshë të re, nuk është
e lehtë aspak për t’i përballuar.
Megjithatë nga ajo që shkruan kuptoj se ke qenë edhe i guximshëm për t’i përballur ata që të
bullizonin në universitet si edhe të bëjë zgjedhje të mira duke u larguar nga ambjente, ku mund të
bullizoheshe, Megjithëse jo për këdo, kjo mund të duket si diçka e madhe, është vërtet një arritje
që të thyhesh ciklin e pësimit dhe lëndimit nga bullizmi. Uroj, që edhe në të ardhmen, kjo të të
vijë e lehtë dhe të rikujtohesh se, nëse ja ke dal mbanë një herë, mund t’ja dalësh sërish.
Gjithashtu është e rëndësishme të kuptojmë, që të reagosh ndaj bullizmit apo dhunës, nuk bën
askënd një njeri më pak të mirë, çdo person ka të drejtat e kufijtë e vet dhe është e shëndetshme
që t’i mbrojë ato dhe veten në mënyrën e duhur sipas situatës.
Kuptoj, se në të njëjtën kohë, diçka tjetër që të ka lënduar është mungesa e shoqërisë dhe e të
ndjerit i pranuar nga të tjerët. Besoj se për personat e ndjeshëm, në përgjithësi është më e
vështirë që të krijojnë dhe të kenë shoqëri. Ndonjëherë kjo është edhe në varësi të rrethanave të
jetës, se më kë kemi shansin të njihemi. Ajo që ndihmon gjithsesi është që të mos stepemi, të
dalim pak nga zona e komfortit, që edhe të tjerët të mund të na njohin më mirë dhe në këto raste
shoqëria e krijuar bazohet në vlera më të thella.
Mund të shikosh mundësinë, që të përfshihesh në grupe sociale, kulturore apo sportive, ku mund
të kesh interes. Kjo mund të lehtësojë, që të njohësh persona, që kanë interesa më të ngjashmet
me të tuat, që mund të përbëjnë bazë për shoqëri të mëtejshme.
Kur thua se ke ngelur peng në Shqipëri, a e ke këtë ndjesi të lidhur me pjesën e papunësisë dhe të
qënit i varur deri diku financiaritsht nga familjarët e tu apo ndoshta nga dëshira për t’u larguar
dhe në një mënyrë për të lënë pas apo për t’ju larguar vuajtjeve e dhimbjeve, që ke kaluar këtu?
Shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë, që kryesisht nxitet nga
vështirësitë ekonomike. Nëse nxitja më e madhe megjithatë, të vjen nga dëshira për të harruar ato
që ke kaluar, do të thoja se është më e vëshirë, që të kesh një zgjidhje funksionale. Kjo pasi
vështirësitë personale dhe ndërpersonale, duke u larguar, mund të harrohen përkohësisht, por nuk
marrin një zgjidhje përfundimtare dhe herët a vonë sërish do duhet një përballje me to.
Të qënit i papunë dhe pa të ardhura personale sigurisht është një sfidë e zorshme, sidomos me
mbarimin e shkollës, ku pritshmëria është që të arrihet suksesi me gjetjen e një vendi pune.
Realiteti gjithsesi është më kompleks dhe i vështirë për shumë të rinj të sapo diplomuar. Do të
inkurajoja, që të vazhdoje me kërkimin e punës që ti dëshiron, por ndërkohë, nëse do të kesh një
pavarësi ekonomike edhe për të rivlerësuar, nëse mund të bësh një punë jo të profilit, qoftë edhe
part time.
Shqetësimi tjetër që ke ndarë, në lidhje me të parit e pornografisë, ndoshta nuk është dicka ideale
për seksualitetin, gjithsesi nuk duhen mohuar as impulset seksuale, që si qenie njerëzore kemi.
Prandaj do të ftoja që shprehjen “kjo është Hera e fundit” dhe ndalimin total, t’i rivlerësoje në
diçka më të realizueshme dhe jo totalisht mohuese. Varësia ndaj pornografisë, si çdo lloj varësie
nuk është e shëndetshme; një përqasje më graduale ndërkohë që shton aktivitete më përmbushëse
për ty, si praktikimi i një sporti, realizimi i diçkaje krijuese, apo hobi të tjera që mund të kesh,
mund të rezultojë më ndihmuese.
Po ashtu dashuria, të cilën do doje që të kishe, i jep ngjyra jetës. Të qënit mirë me veten ndihmon
që ta reflektosh edhe së jashtmi dhe të jesh më i hapur, kur të rastisësh të njohësh një person që
të pëlqen. Siç edhe ti e thua, janë disa gjëra që nuk janë nën kontrollin personal, në këto raste na
ndihmon që të mbajmë një qëndrim pozitiv dhe të bëjmë aq sa ne vetë kemi në dorë për të bërë.
Dario, do të thoja që bërja e kësaj liste tregon për një insight të mirë që ke ndaj vetes, të njohësh
problemet, vështirësitë e pikat e dobta është tashmë fillim i mbarë për të gjetur zgjidhjen.
Megjithatë duke parë vetëm vështirësitë, është e lehtë që të bëhemi edhe më të ndjeshëm, të
mbetemi të ngërthyera tek ato dhe të demoralizohemi.
Prandaj do të ftoja që përkah listës së problemeve të bëje edhe një listë të gjërave pozitive, që ke
arritur. Nga sa ke përshkruar, do të thoja disa prej tyre janë: vazhdimi i shkollimit, ndjekja e
terapisë, ndërhyrja kirurgjikale në nofull, ngritja ndaj bullizmit, kërkimi për përmirësim të
metejshëm, … besoj mund ta vazhdosh listën edhe me gjëra të tjera, që nuk ke patur mundësi t’i
shkruash këtu.
Dua ta mbyll duke ju referuar fjalisë tënde të fundit: Gjithsecili ka ditë e momente të mira e të
vështira, rëndësi ka të kuptojmë që në ditët e vështira është ok që ndonjëherë edhe të marrim një
pushim nga përballjet dhe të mos duam të bëjmë shumë, por njëkohësisht është thelbësore, siç
thua edhe ti, të kesh besim tek vetja. Me këtë qëndrim dhe ndjekjen e psikoterapisë, besoj je në
rrugën e duhur për të gjetur zgjidhjet, për të cilat je në kërkim.
Të uroj më të mirat!
Aida