Këshilla/Blog

Guri 29.04.2024

Përshëndetje dhe nderimet e mia. Kam një shqetësim që ka kaluar vite, mbi 4 vite, jam rritur në një familje ku ka mbizotru Qetësia Mirkuptimi Toleransa. Por jeta ndryshoi kur mbarova Studimet dhe u punësova,  DY vitet e para ishin vite të rehatshme, pasi fillova ta mësoja punën dhe mora në dorë punën ta filloja dhe mbaroja vet pa asistencë, filluan përplasjet, shpifjet, por asnjëherë nuk vrisja mendjen se Kush çka flet (kishte qenë gabim) sepse plot 13 vite shpifje mbi mua, edhe atë nga ata që më së paku e prisja sepse u kam ndihmuar pa rezerva. Erdhi dita kritike ku ajo ditë ishte shum e vështir, më sulmuan verbalisht mu vërsulën mbi kokë gati të gjith kolektivi, me shpifje me bërtima ulërima sharje kërcënime. Por prap e dëshmon pafajësinë time, por në kokë më vërdiseshin ata fjalët që ofendonin në atë moment kritik. Bëra një kontrol Psikiatrik mjeku psikiatër më tha se ke nevoj ndihmë Psikologjike, u konsultova me Psikolog me disa seanca mu larguan ata fjalët që më vërdiseshin në kokë sidomos kur isha në krevat për gjumë,sepse kisha frik se po më ikë mendja.
Por tash kam një shtrëngim në qafë dhe arrin deri tek veshi më bën bllokimin e veshit. Ju si mendoni për këtë gjendjen e veshit. Për këtë isha në Mjeku më tha se e ke nga Shuja. Por desha ta mar mendimin e juaj. Ju faleminderit respekt nga unë. Guri

NJV