shkodrani 07.05.2024
Pershendetje, ju lutem me ndihmoni sa kushton testimi per HIV dhe cilin test duhet te kryej pas 80 ditesh? Cili rekomandohet për të marrë një përgjigje të sigurt, nuk i’a kam idenë dhe jam shume i frikësuar dhe ne gjëndje shumë depresive gjithë këto kohë.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Si je, testimin per hiv mund ta kryeni ne ISHP ose ne klinika private.
Ne institucione shteterore eshte pa pagese ndersa ne klinika private varion .
Testet e sotme ne protokolle jane te gjenerates se 4 ku do te thote se ata kerkojne HIV-1 HIV-2 dhe antigjenin p24 ku jane përfundimtare ne 45 dite sipas protokolleve europiane dhe amerikane.
Por ne 3 muaj ose ne 90 dite ai quhet perfundimtar gjithmon ne qofte se nuk keni patur nje rrezik ekspozimi brenda ketyre 90 diteve.
Pershendetje dhe faleminderti qe na keni shkruar.
Cdo test ELISA HIV 1+2 qe kryhet ne laborator te certifikuar eshte i sigurte
Per cmimet ne laboratoret private duhet te interesoheni konkretisht prane tyre. Ne sistemin publik testi eshte falas, prane Institutit te Shendetit Publik ose ne Drejtorine e Shendetit Publik.
Gjithe te mirat,
Dr. Arjani