Këshilla/Blog

Anonymous 24.07.2024

Pershendetje. Jam nje vajze,21 vjec. Mendoj se vuaj nga OCD dhe ankthi qe ne femijeri. Kam vuajtur shume nga ocd 2 vitet e fundit me tematika te ndryshme si harm ocd dhe schizo ocd… Kete vit kam qene me e qete,vetem me disa episode dhe momente paniku.

Mirepo ditet e fundit kam ven re qe ndjej serisht ankth,derealizim dhe cuditerisht nje simptom e re,paranoj. Nuk jam terapiste dhe nuk e di nese vertete eshte paranoj por kam pasur mendime ekstreme qe burojne nga trauma femijerie. Katastrofizoj situata dhe me kap ankthi. Me pas ndjej paranoj. Kam frike se do filloj te deliroj apo te kaloj ne psikoze. Kam shume frike se do te filloje te shoh apo degjoj gjera qe nuk jane. Vuaj nga mbimendimi,rumination dhe mendimet obsesive dhe kam frik se do i besoj nje dite vertete ato.

Thjesht kam shume frike nga shendeti im mendor dhe nga fakti qe nuk kam mundesi te ndjek terapi per shkak se nuk e ndjej suportin e familjes dhe vete nuk e perballoj dot financiarisht…

Ju lutem me ndihmoni. Cdo keshille vlen…

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që na ke shkruar!

    E kuptojmë që ke diku një nevojë të diagnostikosh veten, gjë që është shumë normale sepse bazuar në shumicën e pyetësorëve online, ku të gjithë mund të gjejmë disa nga simptomat e përmendura. Do të sugjeronim që për disa ditë të mos mendosh për diagnozat dhe të përpiqesh të zbulosh se nga çfarë ke frikë.
    Më poshtë po të dërgojmë dy linqe me video edukative të përgatitura nga ekspertët tanë dhe shpresojmë se do të jenë të dobishme për ty. Mos harro se nuk je vetëm dhe se jemi këtu për ty dhe presim letrën e radhes.

    *Çfarë ndodh me trupin tonë kur na mungojnë fjalët për të shprehur emocionet? – Dr. Greta Hysi
    https://www.youtube.com/watch?v=acySYdLw9Fk
    *Të përballemi me ankthin – Dr. Skerdi Zahaj
    https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&t=301s

    Gjithë të mirat,
    Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV