MSc. Sonila Mecaj
PsikologeKa mbaruar studimet Master Shkencor, në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave Sociale, për Psikologji Klinike.
Punon prej kohesh në fushë. Numëron disa eksperienca si:
– Shefe e Sektorit të Monitorimit dhe Cilësisë në Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim
– Psikologe Klinike pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Nr.2, Tiranë
– Asistente e projektit të ‘Shëndetit Mendor për Vendet e Europës Juglindore’ i Paktit të Stabilitetit në Shqipëri.
Prej 2004 punon si Psikoterapiste për të rritur dhe të rinj pranë Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.