Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci

Psikologe/Psikoterapiste

Veronika Duci, Profesore e Asociuar
Psikoterapiste Psikoanalitike/Psikodinamike

Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci është psikologe dhe psikoterapiste me orientim psikoanalitik dhe psikodinamik. Në vitin 2016 ka filluar trajnimin afatgjatë në psikoterapinë psikoanalitike të realizuar nga Universiteti “Sigmund Freud” (SFU) në Vienë dhe Institut für angewandte Psychoanalyse; Psychotherapie (Instituti për Psikoanalizën dhe Psikoterapinë e Aplikuar) – Insbruk (IAP) në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Psikoterapisë. Ajo ka ofruar supervizim individual dhe në grup të stafit të organizatave jofitimprurëse në vend dhe profesionistëve individualë. Është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.

Veronika është pedagoge pranë Deparamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës prej 15 vitesh. Lëndët që ajo mbulon janë: Hyrje në Psikologji, Psikologji Anormale, Psikologji e Aplikuar në Punë Sociale, Politika dhe Advokatësi për Fëmijët etj.  Është diplomuar për Psikologji Klinike në Departamentin e Psikologjisë së Universitetit “Aristoteli” në Greqi. Ka kryer Masterin në “Psikologji Këshillimi”  dhe doktoraturën mbi mirëqenien psikosociale  të përkujdesësve të pacientëve me sëmundje terminale. Veronika ka një eksperiencë të gjatë si eksperte e jashtme në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të ndryshme psiko–sociale.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.

    [expert_name]

    NJV