Këshilla/Blog

Të dashur miq,
Fondacioni Together Albania, për të lehtësuar pasojat psikologjike të shkaktuara nga virusi COVID-19, organizon IG Livestream, ku kemi të ftuar infektologun Dr. Arjan Harxhi, për të biseduar shtruar së bashku me ju rreth virusit Covid-19 dhe për masat mbrojtëse në periudhen e pas-karantinimit.
Dr. Harxhi do i përgjigjet drejtpërdrejt çdo pyetjeje që mund të keni rreth infektimit me virusin Covid-19 dhe si duhet të mbrohemi në muajt në vijim.
Me Dr. Harxhin do diskutojmë se çfarë ka arritur të kuptojë shkenca në periudhën e pandemisë.
Do flasim për frikën që e kemi përjetuar në nivel global dhe personal.
Do flasim për shqetësimet që kemi për veten dhe familjarët tanë.
Dr.Harxhi poashtu do të pergjigjet në të gjitha pyetjet lidhur me HIV/AIDS dhe SST.
Shihemi te mërkurën, 10 Qershor,  ne ora 19:00 ne Instagram @nukjevetem.al
NJV