Këshilla/Blog

20.03.2016

Jam nje djale 20 vjec dhe para 3 vjetesh kam kaluar ne depresion nga problemet e adoleshences nga kalimi 9 vjecare-gjimnaz. Dhe tashme jam ne universitet por kam prap shqetsime ne lidhje me ankthin, qe e kam te perseritur me ndjek ne cdo hap dhe here pas here me kujtohen ato qe kam perjetuar. Cfare me keshilloni per te dale perfundimisht nga kjo. Theksoj qe nuk kam perdorur asnje ilaç gjate saj kohe. Faleminderit.

  1. MSc. Elvis Popaj says:

    Pershendetje, te falenderoj qe na ke shkruar!
    Se pari, duhet te them qe eshte e natyrshme qe situatat e ndryshimeve te shoqerohen me ndjenja frike dhe ankthi. Nga ajo qe ke shkruar duket sikur ankthi eshte aktivizuar pikerisht ne momentet kur ke ndryshuar ambjent.
    Ne menyre qe te jap nje informacion me te plote do kisha nevoje per pak me shume te dhena ne lidhje me situaten tende:
    1)Me cfare lidhet ankthi qe perjeton aktualisht? Eshte i lidhur me situatat sociale, me menyren sesi e shikon te ardhmen apo cfare elementesh te tjere? Perpiqu te identifikosh burimet e ankthit, besoj qe do te ndihmojne per te kthyer ankthin ne dicka me te menaxhueshme. Pergjithesisht, sa me shume te njohim gjerat, aq me pak kemi ankth prej tyre.
    2) Cilat jane situatat specifike kur aktivizohet ankthi dhe si manifestohet ai?
    3) Ke shkruar qe para 3 viteve ke kaluar nje situate depresive, a mund ta pershkrush si periudhe (cfare i shkaktonte keto ndjenja, si ndiheshe gjate asaj kohe, cfare ndryshimesh ndodhen tek ti emocionalisht dhe fizikisht) dhe si te ndikojne keto mendime tani?

    Pres qe te na shkruash serish,
    Elvis Popaj

    1. Anonymous says:

      1- po shumicen e rasteve ankthin e kam kur futem ne ambjente me njerez te panjohur. Kur udhetoj me makine me njerez te tjere. Pergjithsisht social. Por edhe kur mendoj per te ardhmen me fillon.
      2-gjithashtu kur dal nga ai rituali i perditshem shoqerohem me ankth. Etj.
      3-situata ne te cilen kalova : pergjithsisht rrija vetem pasi nuk u pershtata me shoqerine , mesimet nuk i kuptoja pasi ishin anglisht, profesoret ishin te huaj(turq), ndihesha shume keq me pak fjale. Dhe kjo me solli ate situate te keqe. Besoj te me mirekuptoni. Faleminderit !

      1. Jigita says:

        Pershendetje, do te doja te te ndihmoja dhe une sado pak. Se pari, meqe ka kaluar me shume se nje muaj nga koha kur ke shkruajtur doja te te pyesja se si je tani? Duket se ka shume situata qe te shkaktojne ankth, dhe pergjithesisht ato jane sociale. Pra, prezenca e njerezve te tjere te panjohur te ben ankthioz. Po ne lidhje me te ardhmen, cfare specifikisht te shkakton me shume ankth?
        E kuptoj qe situata qe ke kaluar duhet te kete qene mjaft e veshtire per ty. Mungesa e shoqerise, mos avancimi me mesimet, gjithcka ka kontribuar per keq ne ate kohe, megjithate mendoj se me vullnetin dhe deshiren tende, dhe ndihmen e profesionalisteve do tia dalesh qe shpejt ta menaxhosh me mire ankthin tend. 🙂

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV