03.05.2019
Pershendetje . jam nje vajz adoleshente dhe problemi im eshte qe mendoj t bej vetvrasje pasi asgj nk ka kuptim pr mua ..nuk jam e lumtur ne asnj drejtim dhe per shkak te femijris. Sot jam bere nje njeri qe ka vtm urrejtje ndaj cdo gjeje . nuk i besoj askujt dhe per me teper jam antisociale. Nuk e di nqs jam ne depresion apo esht thjesht tipi im por gjithsesi nuk e di se cfare t bej madje mendoj se nuk kam nje t ardhme prnd mendova se vetvrasja eshte nje ide e mir dhe si mund ti besoj dikujt per te qen miku im?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Te falenderojme qe na ke shkruar dhe na ke besuar brengen tende. Pyetja jote i eshte derguar ekspertes, dhe do postohet pergjigjja sa me shpejt, sapo te vije.
Nese ke nevoje te ftojme te shohesh videot qe kemi postuar nga ekspertet, apo pyetjet e tjera qe kane bere bashkemoshataret e tu.
Na shkruaj serish nese ke nevoje per te ndare serish dicka me ne, jemi ketu per ju!
Te urojme gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe more kurajon te shkruash dhe me vjen keq te lexoj qe po vuan dhe po mendon se zgjidhja me e mire eshte vetevrasja. Te lutem kujto qe kjo gjendje eshte e perkohshme dhe gjithcka ndryshon dhe situata do te permiresohet. E kuptoj qe ndihesh vetem, e ke te veshtire t’i besosh te tjereve sepse ndoshta te kane zhgenjyer ose lenduar me perpara. Nuk e di se cfare ka ndodhur ne femijerine tende dhe me cilat aspekte nuk je e lumtur tani dhe ndoshta do te me ndihmonte te kuptoja me shume nese do me tregoje me teper. Cfare te ka bere te mos kesh besim tek njerezit? E dashur shkruese, e ardhmja eshte e paparashikueshme dhe kjo perfshin pjesen qe mund te te sjelle shume ndryshime te mira edhe pse tani mund ta kesh te veshtire ta perfytyrosh. Besoj se nese do te kerkosh ndihme, do ta gjesh. Nese ke mundesi te kerkosh keshillim tek nje psikolog a psikoterapist ose te flasesh me nje mjek, eshte e rendesishme qe ta besh. Po aq e rendesishme eshte te flasesh me njerezit qe ke rrotull, te inkurajoj fort qe te gjesh guximin. Je e mirepritur te shkruash ketu me shume mbi gjerat qe te shqetesojne qe te mund ti diskutojme gjate. Ne pritje te pergjigjes tende, uroj te ndihesh me mire.