Këshilla/Blog

04.04.2016

Tung ,shume shpesh ndihem vetem dhe me duket sikur asgje nuk shkon mire , me vjen vetem te qaj dhe jam gjithe kohes e acaruar .. nuk gjej ilaq te qetesohem .ju lutem me ndihmoni

  1. M.Xh says:

    Pershendetje,
    Ke bere shume mire qe ke shume mire qe ke shkruajtur ne nukjevetem.al
    Kuptoj qe jeni duke kaluar nje gjendje te veshtire. Per te kuptuar me tej doja tju pyesja sa kohe keni qe jeni ne kete gjendje, ka ndodhur dicka e iniciuar kete gjendje qe ju pershkruani.
    Ti bej keto pyetje sepse duke kuptuar me shume ne ate qe ka ndodhur atehere ne mund te heqim dore nga disa gjera, situata qe na bejne te ndihemi vetem apo edhe jo shume mire emocionalisht. Keshtu mund te fillojme te kerkojme ativitete, njerez, apo mundesi te tjera ku mund te ndjehemi te kupuar, te gezuar, te lumtur.
    Pra do te keshilloja ti beje nje analize situates tende, nese nuk e ke bere akoma, dhe do te ftoja qe nese e ndjen mund te shkruash perseri ne kete faqe , ne menyre anonime, ne menyre qe te marresh edhe keshilla se si mund ta kalosh kete situate. Fokusohu tek vetja jote per te kuptuar se cfare te ben te ndjehesh vetem dhe e acaruar, dhe me pas te kuptosh se si mund te gjesh menyren per ta kaluar kete situate.
    Gjithe te mirat

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje ,

    Te falenderoj qe ke zgjedhur web-faqen tone për te shprehur shqetësimin qe ke. Po e kuptoj qe po kalon një kohe te vështirë nga ajo çka shkruan. Arrij te kuptoj qe gjerat ne jetën tende nuk po shkojnë ashtu si ti i ke planifikuar pasi thua qe asgjë nuk shkon mire, por letra jote është shume e shkurtër dhe nuk me ndihmon shume te kuptoj prej teje.
    Çfarë moshe ke? Sa kohe ka qe ndihesh ne këtë mënyrë?
    Po me shkruan se shume shpesh ndihesh vetëm? A mund te me tregosh me shume për familjen tende? po shoqëria jote? A mund te me thuash diçka me shume rreth saj?
    Me trego për një dite normale te jetës tende, si është ajo?
    Do te flasim bashke për ç’do gjë qe ke nevoje e qe mund te ndihmoje te ndihesh ashtu si dëshiron.

    Sabjola

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV