18.04.2016
Përshendetje juve!! Erdha deri në këtë përfundim cë po ju drerjtohëm edhe juve. Une jam nji vajze qe jetoje ne nje shpi tmadhe ne nji bashki familjare bajagi te madn ehe shume kisha dashute me me ndihmu kam nevoje per ndihmen e juve
Kohet e fundit oshte theksu nuk po e dua kerkon po me cmendin krejte kam qene edhe te m.sh. e marrte e mira ate sme ka ndihmu hic vec rrafshe me bejke fjalte.. Jam munduar dmth me lloj-lloj gjerash ne disa lande skam ende note dhe ne disa kam 4 dhe3sh e familjes sime o i bie reputacioni po te vazhdoje keshtu, mire po mua me duket dicka e pa arritshme ato dreq 5sa/ Kam nje familje te cmendur dhe se dua aspak babain sepse eshte si nje njeri tip me mendime te mundimshme te plasura sme kuptojne dot stilin tim ate cka une jam…. KURRE!
Kur zgjohem ne mengjes mendoje te vdes kur shkoh ne gjume pikllohem mbytem ne vete plas jam shume keq, ju lutem, ju lutem, ju lutem me ndihmoni! Kam kac shume nevoje per ju. Edhe dic motra ime meka thene sdo te te flas kurr nese nuk merr 5 ne shkenca ekzakte. Po ashtu edhe ato kan bere per mua shume por gjithsesi me duket e kote e tere ate gje qe e bejne per mua edhe une jam njeri thjeshte i urrej shume shume shume kaq shume.. Kam n e lloj frike te shkoj ne shkolle ne mengjes sepse kam frike nese si marr 5she se di ju lutem me ndihmoni! Falemnderit shume..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur, nga pershkrimi juaj kuptoj se jetoni ne nje familje te madhe, e ndoshta ju nuk keni patur vemendjen e mbeshtetjen e nevojshme, dhe per kete ndiheni pa besim ne vetvete dhe ju duket se askush nuk ju kupton. Thoni se jeni me rezultate mesatare, por kjo ju shqeteson vetem se vleresimet e larta jane shume te rendesishme per familjen tuaj. Perpiquni te kerkoni ndihme dhe mbeshtetje nga familja juaj duke u treguar e sinqerte me ta. Gjeni dike ne familje me te cilin do ta keni me te lehte per te folur dhe tregoni veshtiresite me te cilat perballeni. Jam e bindur se familja juaj sa do “e cmendur” (sic e quani ju) ju do. Dhe dashuria e prinderve per femijen eshte pa kushte. Nderkohe perpiquni te organizoni kohen, dhe te studioni permes shenimeve tuaj, e nese eshte e mundur te kerkoni edhe ndihme per lendet ku keni veshtiresi me te medha.
Uroj te te kem ndihmuar disi, dhe te ftoj te na shkruash serisht.
Gjithe te mirat.