Fatime 25.04.2023
Pershendetje kam nje ankth te madh,ter kohen jam me mendime obsesive mendoj shume per te kaluaren dhe frigohem mos me ndikon ne te tashmen te me prish familjen, jame nene e dy femijeve mirpo shume frigohem nga e kaluara,perpara se te takoj burim tim te tanishem isha ne nje lidhje a flirt jo dicka serioze,mirpo shume frigohem se mos e kupton buri e me shkatrohet familja,me burin kame shume mardhenie te mire por friga dhe mendimet nuk me largohen,ju lutem ndonje keshille edhe pse ajo histori ka kaluar tash e 17 vite une perseri frigohem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Kuptoj se keni ankth dhe mendime obsesive rreth të kaluarës tuaj dhe ndikimit që mund të kenë ato në jetën tuaj sot. Është e rëndësishme të kujtoni se kjo nuk është diçka e rrallë dhe shumë njerëz përjetojnë këto lloj mendimesh dhe ankthesh.
Rekomandimi im për ju është të bisedoni me një psikolog që mund t’ju ndihmojë të identifikoni dhe të adresoni këto mendime dhe ankthe. Ndërsa është normale të ketë kujtime të vjetra dhe të reflektohet mbi to, është e rëndësishme që të mos lejohet që ato të ndikojnë në jetën tuaj sot.
Së fundi, rekomandoj të jeni të durueshëm me veten tuaj dhe të mos e vetëshpallni veten si një person që është nën presion të madh. Mendimet obsesive dhe ankthi janë diçka që mund të trajtohen dhe të zgjidhen. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një specialist për të arritur këtë qëllim.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar në ndonjë mënyrë.
Përshëndetje Fatime, faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar shqetësimin tuaj.
Po e lexoj me shumë vëmendje letrën për të kuptuar më tepër rreth ndjesive që fshihen pas frikës. Ankthi është frika që ne kemi për të ardhmen tonë dhe atë që ne imagjinojmë se mund të ndodh.
Më lejo të të them se e kaluara është historia jonë, pjesë e jona dhe ne formohemi si njerëz gjatë së kaluarës. Historia që ju keni përjetuar është normale për cdo njeri, për cdo vajzë dhe grua. Pavarsisht kësaj dua të eksploroj më tepër frikën tënde.
A është kjo situate e vetme për të cilën je e shqetësuar dhe ke frikë nga ajo cka mund të ndodh? Mund të eksplorojmë së bashku atë cka ëshë vlerë për ty dhe ndjesitë e fajita që mund të kesh në momentin që thyhen atë cka për ty është vlerë dhe parim. Parimet tona janë të brendësuara që në fëmijërinë tonë, shpeshherë ne kemi frikë për ato cka dëshirojmë dhe veprimet tona, pasi në fëmijëri na është mësuar të jetojmë sipas vlerave të prindërve tanë. Në rastin tuaj, një histori e kaluar e mbyllur mund të ketë kaluar limitin tënd dhe parimet e tua personale. Në këtë rast eksplorimi I vetes, I nevojave që ke I asaj cka ti beson se janë vlerat e tua, do të ishte shumë me vend pasi do të mund të kuptonim më tepër rreth vlerave dhe pikave të tua të forta të cilat nuk lidhen me një histori flirti ose më tepër.
Gjithashtu e rëndësishme është marrëdhënia aktuale që ti ke me bashkëshortin tënd dhe marrëdhënia e besimit që keni ndërtuar së bashku. Nëse bisedoni me njëri-tjetrin mund edhe të të kuptoj, duke qënë se flirti I kaluar nuk ka prekur marrëdhenien tuaj dhe ka ndodhur kohë më para. Të qënurit e sinqert me veten dhe me njeriun që ke zgjedhur është ndihmuese në rritjen e vetbesimit, pasi në këtë mënyrë mund të kuptosh që në fakt nuk ke kryer asnjë veprim jashtë vlerave njerëzore.
Të ftoj të na shkruash sërish ose të jesh pjesë e chatit të faqës sonë.
Gjithe te mirat,
Oliana