Këshilla/Blog

20.04.2016

Pershendetje jam nje vajze 19 vjec kam shume gjendje ankthi marrje fryme dhe kohet e fundit kam ndjesine sikur do me ike gjuha pra sikur do e gelltis dhe kam shume frike.a eshte e mundur te ndodhe kjo

  1. negjoid says:

    Jooo.
    Deri me tani askush nuk ka vdekur ose eshte cmendur nga ankthi.
    Por vet ankthi te ben te ndihesh sikur do te ndodh me te vertet diqka e keqe.
    Me ndihmen e psikiatrit do e kalosh shum shpejt kete gjendje.

  2. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje ,

    E di sa sa mbytës mund të jetë ankthi. Keni bërë shumë mirë që jeni drejtuar për ndihmë. Nga aq sa tregon duket si gjëndje ankthi. Do të doja të dija më shumë rreth kohës kur ka filluar ky shqetësim për ty?Si ka filluar? A ka periudha /situata kur ky shqetësim është më intensiv?
    Nëse dëshiron të ndash më shumë, mund të shkruash sërish që të kuptoj më shumë rreth shqetësimit tënd.
    Gjithashtu , do të të sugjeroja sa më parë takimin me një psikolog. Terapia Konjitiv -Biheiviorale është efektive në trajtimin e ankthit dhe do të ndiheni më mirë.
    Gjithë të mirat,
    Denisa Ndreka, Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV