Këshilla/Blog

02.05.2019

Pershendetje per te gjithe dhe faleminderit shume per ndihmen qe ofroni per ne. Dhe une dua te ndaj hallin tim me ju, nje halle qe eshte prezent tek shumica e njerezve. Ne nentor te ketij viti beje 3 vite me kete gjendje te tmerrshme, gjendje e cila me ka marre kohen me te mire te jetes time. Si tip kam qen gjithmon e ndjeshme per te tjeter( dua te them nese e kam pare keq dike jam ndjer shume keq, por nese me ka bere keq dikush mua kam qen tip qe kam fal gjithmon), kam qen e buzeqeshur gjithmon, I kam ndihmuar te tjeret pa hezitim (normal me aq sa kam pas mundesi), kam mesuar kam perdunduar dhe fakultetin edhe pse kam mbet 2 vite mbrapa shkaku I gjendjes qe kisha dhe qe kam ende por nuk u dorzova. Dua te tregoj qe nga fillimi, qysh ne moshen e re kisha probleme me cikel menstrual, prej heres se pare qe me jam paraqit I kam pas te qrregulluara, kam mar gjak ne ate kohe, qe nga at here e kam ndjer veten gjithmon si e lodhur por skam pas probleme. Koha kalonte qe ne moshen 20 vjeqare filloi nje dhimbje ne veshin e djatht, beja visit tek doktorri dhe me tha qe nuk kam as gje, por prap dhimbja vazhdonte nje dite kisha dhimbje dy dite Jo. Jam besimtare Muslimane(dua te cek se ka qen arsyeja qe gjithmon jam ndjer e lumtur), para se te ndodhte kjo gjendje kishin rast vdekje por personi qe vdiq nuk ishte dikush qe e kam pas per zemer, e kam pare kufomen dhe familja me thoshte qe kjo ka ndodh per shkak te frikes por une sjam frikesuar sepse edhe me heret kam pare kufom. Pasi ka kaluar ceremonia nje jave me von isha vetem ne shtepi dhe papritmas me erdhi nje mendim se nese vdes do te shkoj ne zjarr. Mu ndal fryma, skam pare asgje ne ate moment por kaloi per disa sekonda. Pas dy dite me ndodhi perseri dhe qe nga ajo dite skam qen me kurr mire. Kisha rrahje te shpejta te zemres, vjellje, barkqirje ne te njejten kohe, me rrinte mendja vetem te vdekja, smund te dilja jasht asnjeher, qaja ter kohen, nuk flija kurr dite as nate, erdha ne nje gjendje qe filloi edhe shikimi te me humb shihja vetem bardh she zi, kete gjendje e kisha per 4 muaj pa ndal sepse skam pas njohuri per kete gjendje. Kam bere te gjitha analizat dhe te gjitha dolen mire. Ne fund me mbeti vetem koka dhe shkova tek nje neurolog, me tha qe ke ankth dhe kam perdor terapi per 6 muaj. Gjate terapis flija tere kohen, fillova te ushqehesha me mire, disi e mora veten. Duke lexuar per ankthin kuptova qe eshte vetem nje fiksim ne koken tone dhe fillova te beje ushtrime, te dal jasht me aqe pak Forc qe kisha, mundohesha te mesoja dhe ne at gjendje diplomova, nuk u dorzova. Fillova te dal ne ecje nga nje ore. Fillova te permirsohem. Mendimi per vdekjen me eshte larguar, dhimbja ne vesh me thone se eshte nga bajamet te cilat do I heq, tani problemi qe ka mbet tek une eshte qe barron shume, smund te koncentrohem, kam deshir te mesoj gjera te reja por nuk po mundem I harroj menjeher, tere ajo miresi qe e kam shfaq tek njerzit eshte kthyer ne xhelozi ndaj tybe, jam bere shume nervoze diqka qe e kam urryer tek te tjeret, dua te tregoj qe kam qen nese mund te them ne lidhje pasi qe ska ka zgjat vetem nje muaj dhe tani eshte fejuar dhe e pash tek vetja qe isha shum gjeloze dhe e Di qe nga kjo gjendje sepse asnjeher me pare sjam ndier keshtu. Kur eshte koha me shi ndihem e merzitur dhe me vjen per te qare pa arsye, ende kam dhimbje ne lukth dhe ne eshtra por Jo si I kam pasur. Dua te them qe jam shume me mire ne krahasim me ate se si isha por dua te sherohem komplet, dua te gjej nje zgjidhje pa barna, dua te koncentrohem, te mbaj ne mend ate qe mesoj, te largoj keto mendime negative qe kam( dua te cek se kam mendime negative kam pas shum me teper po edhe keto qe kam me mundojn, kam mendime negative per veten me duket se qdo gje qe dua te beje nuk jam e afat te arrij aty ku dua pasi qe harroj shume, me duket vetja e shemtuar nganjher se di pse, me duket qe te tjeret menojn vetem keq per mua), thjesht dua te kthej buzeqeshjen ne fytyren time dhe dashurin e njerzve qe kishin ndaj meje diqka qe me mungon shume. Pres pergjigjjen nga stafi dhe nga te gjithe ata qe kan kaluar kete gjendje qe Jan sheruar. Ju deshiroj pune te pa lodhshem dhe qdo te mire ☺️

  1. Anonymous says:

    Ahh mi goc sa te kuptoj un ty jam duke e kalu nje gje te tille vete mbetet vetemte shpresojme dhe te guxojme qe te bejme gjerat qe na pelqejne e na bejne te ndihemi mire uroj qe ta kalosh kete gjendje gjithe te mirat

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Falemnderit ty Drenusha që na je drejtuar. Dua ta filloj këtë përgjigje duke të thënë se pavarësisht vështirësive, ti ke gjetur forcat për të kërkuar ndihmë, ke vepruar për të dalë nga gjendja dhe për më tepër nuk je dorëzuar dhe ke përfunduar vitet e mbetura të shkollës. Ky është një shembull i mirë që tregon se pavarësisht shqetësimeve dhe ndjenjës së pafuqisë, brenda teje ka një forcë e cila mund të ushqehet dhe e cila do të të ndihmojë për ta përballuar gjendjen nëpër të cilën po kalon.

    Po ashtu tregimi yt i plotë dhe i pasur me detaje dhe vëzhgime të vetes, të cilat kanë të bëjnë me gjendjen tënde do të thotë që ti ke arritur të punosh me veten, për aq sa është e mundur dhe se ke arritur të zhvillosh aftësi vëzhguese të vetes të cilat janë një fillim shumë i mirë i përpjekjes tënde për t’u përmirësuar e për të kuptuar se çfarë po ndodh brenda teje.

    Mendimi se ti do të vdesësh, të ka ardhur papritur duke të të frikësuar, përtej arsyes. Kërcënimi i këtij mendimi nuk ka qenë real, por ti e ke ndjerë si te tillë, sikur do të të ndodhte në të vërtetë. Ky mendim i cili të ka ‘torturuar’ në mënyrë këmbëngulëse i ka lënë shteg shfaqjeve të ankthit (pagjumësia, të vjellat, rrahjet e shpeshta të zemrës, etj…) e më pas është shndërruar në pamundësi për t’u përqendruar dhe për të mbajtur mend, në ndjenja xhelozie dhe nervozizmi. Kjo sepse ndërkohë që ti përpiqesh të përqendrohesh, diçka tjetër që ndodh brenda teje, pa e ditur dhe kuptuar as vetë, kërkon dhe merr pa e dashur vëmendjen tënde.

    E gjithë kjo gjendje emocionale dhe ky konflikt që të shterron energjitë, nuk të le hapësirë për gjëra që ti do të bësh (të mësosh, të punosh, t’u kushtosh vëmendje dhe dashamirësi të tjerëve) dhe për këtë arsye fillon të mendosh për veten duke e gjykuar si ‘të dobët, të paaftë për të bërë gjëra, të shëmtuar dhe e keqe në sytë e të tjerëve’. Dhe nuk e gjen veten në këtë ‘fotografi’ dhe dëshiron të rikthehesh siç ishe ‘e buzëqeshur dhe e dashur me të tjerët’.

    Gjithsesi mbeten ende shumë gjëra të cilat janë për t’u kuptuar në lidhje me historinë tënde personale, marrëdhëniet me përsonat e rëndësishëm në jetën tënde, me përjetime të caktuara dhe domëthënien që kanë për ty rrethanat që kanë zgjuar për herë të parë këtë gjendje tek ty, etj… Po ashtu të është krijuar ideja se të tjerët nuk të duan si më parë dhe se ti nuk i do të tjerët si më parë, gjë për të cilën ia vlen të diskutohet nëse është një perceptim real apo diçka që vjen nga shtrembërimi që të shkakton ankthi apo trishtimi.

    Ajo që është e rëndësishme dhe shpresëdhënëse është se duke lexuar atë çfarë ti ke shkruar, më krijohet ndjesia që ndihesh gati për të eksploruar dhe kuptuar atë që po ndodh brenda teje, diçka që është një tregues mjaft i mirë se psikoterapia mund të jetë e dobishme.

    Për këto arsye, në rast se nuk e ke të mundur të marrësh ndihmë psikologjike pranë qytetit tënd, gjë e cila do ishte alternativa më efektive, do të të inkurajoja ta vazhdonim më tej këtë komunikim nëse dhe ti dëshiron.

    Gjithë të mirat!
    Enkeli

  3. Drenusha says:

    Faleminderit shume Msc. Enkel Bulica per pergjigjjen tuaj. Do mundohem te tregoj qdo gje rreth vetes time, shresoj qe do te flas per ate qe eshte e nevojshme. Gjithmone kam qen e qet, skam ditur asnjeher te I them dikujt JO sa her qe ka kerkuar diqka nga une, gjithmone e kam ndihmuar me shume deshir. Sa her qe une kam pas nevoj per te tjeret asnjeher se kam pas afer askend te me ndihmoj normal perveq familjes time. Edhe pse qdo e mire qe e kam bere nuk me eshte kthyer ne menyr te njejt, asnjeher se kam pas problem sepse prinderit gjithmon me kan mesuar se secili njeri jeton per veten e tij, duhet te punoj per personalitetin e tij, nuk jemi te gjithe njesoj dhe nuk duhet te presim shperblim nga njerzit por nga Zoti. Duhet te jemi shembull qe dikush te mesoj per te mire nga ne. Dhe gjithmon keshillat e tyre kan qen ato qe me kan bere me qen e fort. Kam qen tip qe kam fol shum dhe saher kam njoft njerz te ri I kam bere pjes te shoqeris time, te them me shkurt I kam bere per vete.
    Edhe nese dikush ka fol ndonje gje qe sme ka pelqyer, kam qen e gatshme ta ndegjoj deri ne fund pa e kundershtuar sepse e kam ditur qe secili ka drejt te shpreh mendimin e vet, edhe nese nganjeher aj mendim ka qen nje lloj ofendimi per mua, po asnjeher se kam pas problem. Tani eshte e kunderta, sa her qe flet dikush une menjeher reagoj, smund te duroj aspak. Kjo me ndodh edhe me familjen time, dhe e di qe faji eshte tek une, mund te ndryshoj njeri ne raport me mua, jo te gjithe. Tani skam vullnet as pak te kujdesem per veten ashtu siq beja gjithmon, fytyra me eshte zbehur, tani flas shum pak, sme pelqen te dal shume, gjithqka qka bej eshte ajo qe mundohem te largoj kete gjendje. Edhe pse kam pas kete gjendje asnjeher se kam pas problem me nda me te tjeret, mirpo gjithqka qka kam mar nga ajo ka qen nje reagim ‘qka je ba moj budall, ani tiii’ dhe kjo mka ba qe me qen me e izolume dhe me ba perpjekje vet me kalu kete gjendje. Kam lexuar per ankthin ku shkruante se anthi vjen gjithmone me nje arsye, nga lodhja psiqike, nga stresi etj…. une stres kam pas vetem ne shkoll, dua te them qe nuk kam pasur ndonje hall qe te vi deri tek kjo gjendje. Sme ka munguar asgje, sme ka prishur qejfin askush ne familje, qdo gje qe kam dashur e kam bere. Kam lexuar se ankthi mund te vie edhe nga menyta e te ushqyerit jo shendetshem, diqka qe une e kam bere gjithmon, kam ngren vetem ushqime te shpejta, embelsira etjj… po ashtu munges te vitamines D kam pas gjithmone ndoshta kjo eshte arsyeja qe jam ne kete gjendje. Dua po ashtu te dije a mund te provoj meditimin , kam ndegjuar se sheron shume semundje? Ju uroj pune te pa lodhshme ☺

  4. Drenusha says:

    Pershendetje, desha te dije a duhet te vazhdoj biseden me psikologun ketu apo te vazhdoj tek pyet ekspertin? Faleminderit per mirkuptim

    1. main says:

      Pershendetje Drenusha,
      Biseda me ekspertin vazhdon ketu, me komente nen pyetjen e pare.
      Rubrika ‘Pyet eskpertin’ eshte per pyetje te re, ndersa vazhdimi i komunikimit behet me komente.
      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi NukJeVetem

  5. 1234 says:

    Pershendetje deshta qe t ndaj ca gjera me ju nuk edi nese jam apo sjam ne ankth edhe n depresjon arsyen nuk edi siq kam qen gjithmon e lumtur per nje qast m ndaloj gjithqka m erdhen vetem mendime negative per jeten per njerzit per veten time ne muajin ramazan kam qen shum keq tash u bo po thuajse 2 muaj qe jam ne kete gjendje edhe nuk me heqet nder mend
    Un smund te fle naten deri sa te qel mengjesi
    Kam dhimbje gjoksi , dhimbje lukthi , lodhje , dhimbje koke , mendoje vetem se un po vdes mduket qe sahere qe mbyll syt mdoket sikur po vdes
    Kam qen nje jav sa as floket e mia sisha n gjendje per ti krehur , pastruar , apo nderruar rrobat un gjithmon kam pasur frik naten mdilte gjumi pa arsye
    Mirpo kur e kam frike te fle se po vdes nuk edi qe te beje jam duke perdorur ilaqe per lukth Desht Zoti e me ndihmojn nuk jam me si kam qen e buzqershur ,me sens humori , nuk isha ne gjendje as te flisja me motrat e mia qaja pa arsye . Nuk edi nese jam ne depression apo ne Ankth ? Doja nje keshille prej jush sa i perket psikologo skam qen ende

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, per te marre nje pergjigje nga ekspertet tane, ju lutem shkruajeni shqetesimin tuaj si nje pyetje te re. Ndiqni udhezimet ne kete video: https://www.youtube.com/watch?v=EajeoJ96YEo

      Gjithe te mirat
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV