14.03.2016
Pershendetje..jam nke vajz 24 vjece.para 4 vjetesh humba te dashurin ne nje aksident me makin.para nje viti e ca kam humbur babin nga nje semundje pasherueshme..dhe qe ateher kam filluar ndjehem shum keq.kam disa simptoma te tipit:marrje fryme sikur po mbytem.keputje trupi.goditje zemre..rrahje te shpeshta.lodhje.tension i ulet.ethe…me duket sikur do me bjer infarkt ose do vdes nga ndonje semundje keqe.ne cdo situat mendoj gjithmon me tkeqen.me dhemb gjoksi.krahu i majt.jam vizituar tek doktorri zemres nga zemra skam gje me thot e ke nga stresi.analizat sme dalin keq…kam frik gjat gjith kohes mos do me ndodhi d
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ndaj te njejtin shqetesim me ty ,vetem se un skam humbur asnje njeri, eshte nje ndjenje e shpifur por duhet ta kontrollosh ti, edhe un kam bere cdo kontroll te mundshem por eshte e gjitha psikologjike, kam gjetur qetesi gjate konsultave me nje psikolog ta keshilloj edhe ty, por dua te them qe eshte e gjitha ne doren tone duhet te kontrollojme emocionet tona
Un vetem njeher isha tek psikologia.pastaj e lash.me tha tbej ushtrime per tu relaksuar po sme kan ndihmuar shum.do drejtohem tek neurologia te marr kur me ilace.
Përshëndetje, më vjen mirë që ke shkruajtur. Të kerkoj ndjesë për vonesen e përgjigjes.
Në bazë të përshkrimit, ti e lidh gjendjen tënde me humbjen e të dashurit dhe me humbjen e babit tend përpara një viti. Unë krijova përshtypjen që vdekja e babit nga një sëmundje e pashërueshme ka ndikuar që ti të jesh shumë vigjilente ndaj shëndetit dhe të mendosh se do të të ndodh diçka tragjike. Për më tepër, gjendja jote duket si një ankth i vazhdueshëm që buron nga mendimet se ti nuk ke kontroll mbi shëndetin fizik. Pra, ti ndjen se je e rrezikuar vazhdimisht nga sëmundjet. Si lidhet kjo me vdekjen e babit? Unë do të rekomandoje që të takoje një psikolog për të folur për humbjen e babit dhe më pas për humbjen e të dashurit. Gjithashtu, do të ishte mirë që të punoje me menaxhimin e ankthit që të shqetëson aktualisht.