Këshilla/Blog

Kri 17.03.2023

Pershendetje, kam vuajtur prej ankthit gjat 5 viteve, pasi isha ne nje martes te dhunshme, u divorcova dhe u mundova ta kaloja vete, nuk u ndoqa me nje psikolog. Gabim e di. Prej shume kohesh nuk po ndjeja me shenja te ankthit dhe mendova se ja dola. Por tani kam pak muaj qe po me rifillon. Kam bllokim frymemarrje, me dhembin teroidet, me dridhen gjymtyret, qaj gjithashtu. Nuk e kontrrolloj dot me veten. Mund te me jepni ndonje sugjerim se si ta menaxhoj? Kur me kap ankthi si te veproj?

  1. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje Kri, faleminderit që ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
    Në rradhë të parë të përgëzoj që ke gjetur guximin për tu shkëputur prej mjedisit të dhunshëm dhe I ke dhënë një mundësi më tepër vetes tënde. Ky është një hap shumë I rëndësishëm në punën e gjatë me veten. Përpiqem ta kuptoj situatën në të cilën je gjendur pas kryerjes së divorcit, sesa ndjesi konfuziteti dhe frike ke patur dhe sa shpejt ka ndryshuar rutina jote. Nëse nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dhe fëmijë mund të kuptoj përgjegjësinë e lartë dhe ndjesitë e trazuara që mund të kesh përjetuar. Nga ana tjetër do të dëshiroja të flisnim gjithashtu për ndjesitë e tua gjatë martesës dhe gjatë episodeve të dhunës. Nuk duhet të ketë qënë e lehtë ajo që ke përjetuar.
    Të gjithë ne kemi nevojë për ndihmë profesionale vecanërisht pas situatave të vështira, por gjithsesi ti ke bërë luftën tënde me veten dhe me marrëdhënien bashkëshortore. Betejën e parë e ke kaluar me sukses. Padiskutim ka shumë arsye që na shtynë të mos shkojmë tek një psikolog që mund të jenë që nga rezistencat tona të brendshme edhe deri të arsyet ekonomike.
    Ndjesitë e ankthit rrjedhin nga periudha shumë të hershme në jetë dhe riaktivizohen në momente traumatike sic mund të jetë një marrëdhënie e dhunshme e cila mesa kuptoj ka qënë e gjatë në kohë. Lufta është e gjatë dhe priten ulje dhe ngritje. Disa teknika se si mund të menaxhosh momente të tilla janë si më poshtë:
    – Përqëndrimi të frymëmarrja, dalja në një mjedis me ajër të pastër, merr frymë për disa sekonda dhe e nxjerr sërish.
    – Imagjino një mjedis të paqtë ose një imazh që të sjell qetësi, ku do dëshiroje të ishe në atë moment.
    – Zgjidh persona pozitiv dhe të besuar për të ndarë shqetësimet e tua.
    – Nuk është problem të qash kur ndihesh se të vjen për të qarë.

    Do të dëshiroja të kisha më shumë informacion mbi ty, mbi mënyrë që ke gjetur pas divorcit për të qetësuar ankthin tënd. Ndonjëherë vet personi e di më mirë sesi të qetësoj veten. Kjo është një pikë e fortë jotja. Për të patur më shumë qëndrueshmëri të këshilloj të ndjekësh seanca psikoterapeutike pasi është mënyra më e mirë për të punuar me cështje të mbartura ndër vite sic është ankthi.
    Gjithashtu mund të vazhdoj të na shkruash pranë faqes sonë ose në chatin e “Nuk je vetëm”.

    Të falenderoj dhe të përgëzoj për forcën.

    Oliana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV