Altin 11.08.2023
Kur isha 18 vjec mu fiksua sikur isha i semure por ne realitet s kisha asgje.kur mbusha 20 vjec vajta ushtar atje me kapi nje dhimbje koke 24 ore pa pushim u bera shum keq e lash ushtrine.por pastaj filluan me te keqijat kisha ankth kot pa pritur kisha dhimbje koke marrje mendesh nuk qendroja me kembe.mora mjekime behesha mir i nderprisja.tani ka kater vite qe zen te rrahurat te zhpeshta te zemres kam vetem memdime negative rri vetem nuk me ben asgje te lumtur gjumin e kam shum te keq po nuk piva ilac nuk me ze gjumi.cdo gje ke kam me gjumin po te bej gjum te mire ndjehem mire.me del gjumi naten dhe mendja me shkon tek gjerat negative dhe me fillojne rrahjet e shpeshta te zemres.ilacet qe marr aktualisht jan zyzapine duxet lyrica.por nuk me bejne efekt pasi e kuptoj qe dua te rri vetem gjumin nuk e bej te mire jam shum i hutuar jo i perqendruar ne pune shkoj jo me qef.ju lutem cfar me keshilloni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që ndave me ne shqetësimin tënd.
Duket se po kaloni një periudhë të vështirë dhe po përballeni me sfida dhe stresorë në jetën tuaj.
Duke parë kohën e gjatë nëpër të cilën keni kaluar këto sfida, mendoj se mund të konsideroni konsultimin me një psikolog ose psikiatër për të kuptuar më në brendësi dhe trajtuar në formë holistike sfidat tuaja emocionale dhe mendore.
Ajo që unë do këshilloja e që mund t’ju dhurojë disa momente qetësie është të praktikoni disa teknika të menaxhimit të ankthit, si teknikat e frymëmarrjes, meditimi dhe relaksimi. Këto ndihmojnë në kontrollimin e ndjesive të ankthit dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës dhe mund ti aksesoni lehtë në website të shëndetit mendor.
Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm janë gjithashtu dy elementë me një impakt të fortë në mirëqenien emocionale.
Po ashtu, ndërtimi i një rutine të rregullt mund të ndihmojë në stabilizimin e gjumit, humorit dhe ndjenjës së kontrollit.
Një pjesë e rëndësishme e me një impakt të fuqishëm në funksionimin tonë është mendimi.
Rritja e ndërgjegjësimit mbi mënyrën se si mendojmë çon në racionalizim dhe në një kontroll mbi mendimet që ne kemi duke selektuar mendimet e shëndosha dhe duke zbehur ato emocionalet dhe të pabazuarat në evidenca reale. Ky ndërgjegjësim ndihmon në ndërprerjen e cikleve të mendimeve negative dhe për pasojë të vështirësive tuaja që lidhen pikërisht me mendimin.
Me gjithë mundësitë dhe ndihmat që do i ofroni vetes, shoh të arsyeshme mos të ngelizhoni një konsultë me një specialist për të trajtuar situatat komplekse nëpër të cilat po kaloni.
Ndërkohë, ne do jemi në çdo kohë duke ju mirëpritur dhe mbështetur.
Faleminderit,
Uarda