Lea 19.03.2024
Pershendetje prej 5 vite vuaj nga ankthi depresioni stresi kto vite un skam mundur te bej paqe jeta mu shendrru ne ferr kam perdor ilaqe lloj lloj por skam pas efekt tani me shum me mundon marramendja mpirja e kokes mendoj se kam diqka ne kok ndonje semundje se di smundem me mor veten kam ber kontrolla lloj lloj kot asigjo skeme thojn gjith punoj punen se bej te qet me stres gjith diten pagjumsia me shkatrroj edhe ate cop gjumi se bej 1 or 2 zgjohem me ngarkes ne kok me trubullim ae keni ndonjeri prej juve me kok sepse spo mundem me jom lodh kam shum simptomat po sdi cilen me then ma para kjo me kok edhe pagjumsia me mundojn shumm edhe problemi me kujtes harroj shum shpejt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Po dhe un e kam kaluar kete qe po thua ti,ishte nje ndjesi shum e keqe nuk kohe nuk arrin t’a shpjegosh,por do te te kaloje thjesht mos mbaj mendjen atje se nuk do te te ndodhet asgjë.Dhe un kisha frike se mos kisha diçka ne koke shkova tek neurologu asgje me tha e ka ankthi dhe stresi,me dha ilace vetem nje muaj i vazhdova por e di qe me bene me keq harroja shume.Tani nuk po i pi me,prap e kam ate ndjesi ne koke,por mesohesh me pare me lodhte,tani u mesova me kete gje, eshte thjesht nje ndjesi,do te te kaloje thjesht duhet te kesh pak durim.Nuk je e vetmia dhe un vuajta shum dhe përpiqem qe te shkruaj ate c’ka perjetova qe mos ndiheni vetem dhe te kujtoni se vetem un jam keshtu.Mos ki frike kjo eshte shum e rëndesishme.
Pershendetje Lea…edhe une isha duke menduar ta bej kete pytje a ka more najkush kshtu trrullim marramendje sikur une spo muj me fonksionu mir i kam dy femi te vegjel kam frik se e humb vetedijen se kam shum marramendje e trrullim edhe une vuaj nga ankthi qe 3 vite simptomat tjera nuk i kam friken me amo ky trrullim mka lodh…a ka dikush qe e ka patur e ja ka dalur me ket marramendje po mendoj qe vetem mu me ndodh kaq e fort smuj ta mbaj trupin ne nje vend dhe mendoj qe do me humb vetedija…
Pershendetje,ashtu siq edhe vet faqja nuk je vetem ashtu edhe ti personalisht nuk je vetem
Kshtu si ty ka shum ,njeri nder ta jam edhe une qe sa e sa vite vuaj prej pagjumsis (jo rregullisht , mirepo me faza ) koheve te fundit per shkak te disa ngarkesave me eshte shpeshtuar shum pagjumesia mandej ka filluar mpirja e kokes humbja e baraspeshes ekuilibrit ,skuqje e fytyres ,oshtime ne vesh
Aq shum simptoma sa qe sdi nga tja nis
Kshtuqe ajo qka duhet te bejme eshte te lutemi tek Zoti dhe te kerkojm zgjidhje te problemit mirepo para se gjithash te kemi besim tek Zoti se do te kaloje kjo gjendje sepse eshte gjendje e perkohshme
Gjith te mirat e Zoti na ndihmofte
Pershendetje,
Se pari duhet te dish qe ka shume njerez me keto siptoma madje dhe me rende se ti.
Se dyti duhet te punosh me veten, nuk te ndihmon dot askush sa ti veten tende.Duhet ta pranosh qe e ke kete semundje “Ankthin” dhe siptomat e tij.Duhet te pranosh qe ske asgje fizike por e ke ti ne mendje.Dhe gjumi qe ti thua e bej me copa te ndikon shum te ndjesh mjerhullim dhe mpirje koke sepse truri nuk arrin te qetesohet asnje dite.Une kam qe ne moshen 13 vjecare qe e vuaj kete gjendje,dhe pse sot jam 31 por kam 1 vit qe e kam pranuar qe cdo gje fizike qe un ndjej vjen nga ana ime mendore dhe siptomat kan filluar te zbehen.Uroje qe te gjithe te ja dalim.
Lina qashtu e kam njejt qysh ke thon kam bo mjaft analiza mjaft vitamina ekg zemres kokes asigjo sme deel krejt ne rregull je me thojn vetem mu marramendja ma shkatrroj jeten trubullim kok ndjesia sikur spo muj me nejt ne kemb ndonjere me vjen te iki krejt nga kjo bote sepse kam luftu qe 5 vite dhe sjam dorzu po ndonjhere lodhesh aq shum saqe ske fuqi per asigjo moo
Pershendetje Lea dhe une kam te njejtin rast si juve kam pagjumsi shume , sa here sme mer gjumi ndjehem shume ne ankth perdor metalonin pura me rekomandim nga mjeku neuropsikiater por jo se me ndihmojne shume
Përshëndetje Lea dhe faleminderit që na ke shkruar.
Çdo gjë që përshkruani është shumë e rëndësishme dhe më e rëndësishme
është që po kërkoni ndihmë dhe mbështetje për ti përballuar këto sfida.
Simptomat që përshkruani si; ankthi, depresioni, stresi, pagjumësia dhe
problemet me kujtesën janë elementë me një ndikim të konsiderueshëm në
cilësinë e jetës dhe mirëqenies emocionale.
Duke qenë një kohë e gjatë prej pesë vitesh, duket se jeni përballur me forma të
ndryshme të trishtimit, ndryshimeve emocionale dhe përjetimeve të vështira. Më
tregoni më shumë në lidhje me ndihmën që keni marrë deri tani, nëse jeni takuar
me specialistë – mjekë apo psikologë, për të emërtuar më mirë simptomat tuaja
dhe për ti rehabilituar ato. Nëse jo, unë do ju ftoja ta konsideroni të rëndësishme
të takoni një specialist për të marrë mbështetjen dhe trajtimin e nevojshëm.
Konsultimi me një psikolog ose psikiatër mund të jetë një hap i rëndësishëm për
të filluar procesin e trajtimit.
Ndërkohë, mund të punoni disi me veten duke ndjekur disa aktivitete që mund të
jenë ndihmuese.
Mund të praktikoni teknika relaksimi si; meditimi, teknikat e frymëmarrjes ose
ushtrime qetësimi për të ulur nivelin e stresit (mund ti referoheni website-ve).
Përpiquni të siguroni një rutinë të rregullt gjumi pasi ka një ndikim shumë të mirë
në mirëqenien tuaj emocionale.
Sigurohuni që të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të bëni aktivitet fizik të
rregullt sepse kjo mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ndihmon në të qenit
më të qetë emocionalisht.
Kërkoni mbështetje nga miqtë dhe familja për të kapërcyer vështirësitë. Të ndarit
përjetimet me to mund të ndihmojë në të parit të gjërave në një perspektivë tjetër
duke u kthyer kështu në një shtyllë mbështetje.
Megjithatë, nëse ju ndjeheni në rrezik dhe kuptoni që situata është vështirësuar,
është e rëndësishme të kërkoni ndihmë menjëherë. Mund të kontaktoni edhe një
linjë këshillimi ose të flisni me një person të afërt për të mos qëndruar vetëm.
Nëse keni pyetje të tjera ose kërkesa specifike, mos ngurroni të pyesni.
Ju jeni e rëndësishme dhe meritoni të kujdeseni për mirëqenien tuaj emocionale.
Ju falenderoj e pres të dëgjohemi sërish bashkë.
Uarda