Edona 01.09.2019
Pershendetje e nderuar
Jam shtatzane ne javen e 16te.
Mka kap si ankth si depresion sdi.
Sikur me miŕret fryma sikjr dua te mbytem
Kur te hyj ne shitore fillon ndjesia sikur siklet sikur do me ndalet frymarja. Ose dikun ku ka njerez zhurma. Nganjehere edhe kur rri fillon zemra disi mem rreh e sikur do me mu ndal fryma por po mundohem me u qetsu me zor disi
Jam teeper keq. A ka raste te tilla a tejkalohen ju lutem me tregoni se jam shum keq.
Comments are closed.
Përshëndetje Edona. Të përjetosh ankth gjatë shtatzanisë mund të jetë diçka e zakonshme apo kalimtare, megjithatë është diçka që nuk duhet neglizhuar. Po mundohem te kuptoj pse pikërisht kjo gjendje ka filluar tani. A ka diçka që të shqetëson në lidhje me shtatzaninë tënde? A ka qenë ajo e dëshiruar apo ka ndonjë rrethanë që e bën këtë shtatzani të ndërlikuar. Do të doja të flisnim në vazhdim pikërisht për gjërat që të shqetësojnë dhe gjërat që mund të të frikësojnë dhe të cilat mund të mos kesh dëshirë t’i mendosh.
Duke marrë parasysh që je shtatzanë do të të rekomandoja të kërkoje ndihmë pranë shërbimeve psikologjike pranë qytetit ku banon. Jam i sigurt që dikush do të të gjendet për të të ndihmuar.
Të uroj gjithë të mirat
Enkeli