Jelen 29.09.2019
Pershendetje. U bene pothuajse dy vite qe vuaj nga ankthi dhe depresioni. Jam viktime e bullizmit ne shkolle dhe familje. Jam pre e dhunes psikologjike dhe kane qene te shumtat rastet kur kam tentuar te lendoj veten. Te gjitha keto probleme me kane bere te mbyllur ne vetvete, te ndrojtur dhe te ndjeshme. Kam kaq shume komplekse dhe frikera te cilat nuk me lene te jem vetvetja. Ndihem bosh dhe e vetmuar. Kam pasur seanca me disa psikologe por edhe kur kam patur permiresime kane filluar serish t’me dhunojne psikologjikisht dhe serish jam perkeqesuar. Gjate nates nuk mund te fle, shpesh me behet sikur me zihet fryma, here te tjera kam dridhje, here ndjej si presione gjaku neper trup. Ndihem shume e friksuar. Shpresoj shume t’me jepni ndonje keshille. Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk duhet ta stresosh veten per fjalet e njerezve qe nuk iu ka vlere shpirti. Stresi dhe shqetesimet qe te kane sjelle fjalet e atyre njerezve kane bere qe ti te jesh kjo qe je. Vetem nje shpirt i paster dhe padjallezi e perjeton kaq shume kete ndjesi sic edhe po e kalon ti. Ajo qe te keshilloj une eshte qe te sillesh njesoj si ata me ata njerez qe nuk te vleresojne per ate qe je, jepi rendesi vetes dhe asaj qe ti je dhe mos i degjo ato qe te thone te tjeret. Ti e di sa vlen me shume sesa kushdo tjeter, kthejua me te njejten monedhe dhe me beso qe atehere do fillojne te te vleresojne dhe te te marrin seriozisht. Ndonjehere ata qe te lendojne e bejne sepse nuk jane te kenaqur me veten dhe duan te nxjerrin te tjeret keq qe tu duket vetja e tyre mire. Duaje veten dhe respektoje pavaresisht se cfare te thone. Ti je e bukur sepse ke nje shpirt te tille dhe kjo te ben te jesh njeri i bukur edhe se jashtmi. Nje njeri i lig nuk eshte asnjehere i bukur. Ata qe te shajne te urrejne per shpirtin qe ti ke sepse nuk mund ta kene vete nje te tille. Perballu me gjithsecilin qe te nenvlereson dhe tregoji vendin, mos u fshih sepse ti je e forte dhe mbi te gjitha je shume e bukur ????
Përshëndetje Jelen dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetem. Më vjen keq tek lexoj për situatën që po kalon sidomos në këtë moshë. Nuk është diçka e lehtë të jetosh nën frikën e dhunës qoftë ajo dhe psikologjike. Gjithsesi, ndërsa ndonjëherë e këmi të vështirë të ndryshojmë rrethanat që na shkaktojnë frikë, ankth dhe pasiguri, ajo çfarë mund të bëjmë është të forcojmë veten tonë psikologjikisht për t’i përballuar ato rrethana. Për këtë arsye do të të sugjeroja të vazhdosh me seancat
psikologjike në mënyrë të strukturuar: d.mth 1 ose më shumë herë në javë për një periudhë kohore derisa ti të ndihesh e aftë për të përballuar vështirësitë që të jep jeta pa e lënduar apo fajësuar veten për dhunën e shkaktuar nga të tjerë.
Ndjej se është shumë e rëndësishme për ty që të bisedosh me dikë që nuk do të të ushtrojë dhunë apo të të gjykojë. Ndjej se është shumë e rëndësishme që të bisedosh me dikë që do të trajtojë me ndjeshmërinë, dinjitet dhe do të përpiqet të kuptojë së bashku me ty atë që po kalon. Qoftë dhe për të rikthyer tek ty besimin tek të tjerët, sepse në jetë siç hasim në njerëz që mund të na keqtrajtojnë po ashtu do të hasim në njerëz që do të na duan për atë cfarë ne jemi.
Shpresoj të të jem gjendur sadopak
Enkeli