30.07.2019
Pershendetje te nderuar.
Un jam 24 vjeqe jam shtatzene 12 javeshe.
Ma heret kom pas problem me stres depresion edhe tableta kom perdor. Po qe 3 muaj barnat i kom lan per shkak shtatzan edhe ja kom arit mas 5 viteve me tejkalu. Por jo ksi lloj problemi si tasht
Tasht qe disa dite me ndodhi keshtu isha per ca analiza edhe duke ma marr gjakun filloi duke mu terru kur ja kerkova doktorrit ujin me pi pak uje
Un mendova qe me mire kfillem ia ktheva fetyres time ujin. Edhe ne at moment mu zi fryma sikur po mbytem. Ashtu sikur kur te sharron e smun me marr fryme..
Nejse ajo mkaloj edhe nuk u stresova se e dita qe me ndodhi per shkak te ujit.
Por tash e tutje. Gjithmone po me rrin ne fyt si ni ndjesi. Dje mo tere kohen si ecja ma shume ose mendoja diqka pa marr parasysh mir a keq. Fillonte mem rreh zemra aq shpejt. Edhe fillonte ajo ndjenja ajo me mu ndal fryma.
Tash spo guzoj as me shku dikun as me dal as vet me nejt. Ju lutem a ka sherim ndonje her. Sepse jam teper keq. Kurr ne jeten time skam qen ma keq. Jam shum e re. Spo du mem mbet ky problem tere jeten jam demoralizu shume
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Edona,
Ti po përjeton gjendje ankthi dhe me ndalimin e mjekimeve, kjo gjendje të është kthyer fort. Duke qenë se mjeku të ka ndaluar të përdorësh mjekime, të sugjeroj të fillosh seanca këshillimi. Terapitë konjitive-bihejviorale kanë rezultuar si më të dobishmet në trajtimin e ankthit. Terapisti mund të të mësoj teknika të ndryshme relaksimi ose të kuptoj bashkë me ty se cfarë simbolizon ankthi yt. Nga ana tjetër të sugjeroj të bësh aktivitet fizik, psh ecje (ku shpeshtësia dhe intensiteti duhet të rekomandohet nga mjeku që ndjek shtatzaninë tënde). Me vullnet dhe qetësi do të mund ta kalosh këtë gjendje, pasi është shumë e rëndësishme të ruash qetësinë.
Shtatzani të mbarë!
Sabina