Anonim 29.09.2020
Pershendetje! Kam nevoje per ndihmen tuaj! Jam 18 vjece,vajze e degjueshme,e urte,e padjallezuar dhe shume naive. Qe kur kam qene e vogel e deri me sot nuk kam bere kurre zgjedhje ne jeten time. Jam sjelle sic me kane thene te tjeret. Sa here merrja nje pergjigje “po” “jo” nuk kerkoja nje “pse”. Nuk behesha kurioze per asgje sepse sme lejohej ti dija te gjitha,me bertisnin, me thoshin”shshhhh” qe e bejne ende dhe sot. Vetem jam bindur pa bere ze. Jam 18 por e papjekur, e padale, e papare, e friksuar. Do te filloj universitetin ne nje qytet te madh. Nuk di si te sillem apo si te veproj. U jam permbajtur gjithmone rregullave ndersa sot e ndjej qe sapo te iki nga shtepia do te gaboj do te jem nje viktime,do te humb dhe te gjithe do te tallen me mua. Do te jem nje krijese e pafat dhe do te cmendem nga gabimet qe do te bej,pasi e di qe do te gaboj rende. Jo nga vetedija,por nga padituria!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mos u shqeteso, veprimet qe te duhet ti mesosh, mesoji ne qetesi, pyeti njerez te afert , por edhe nese njerez te afert te gjykojne per gjerat qe nuk i di, mos e merr personalisht, me rendesi ndoshta do te pergjigjen per gjerat qe je kurioze dhe ti do i dish. Me beso qe njeriu nuk i di Te Gjitha, njeriu meson me kalimin e kohes, Te uroj fat ne universitet, Beje qka mendon esht me mir te besh dhe te drejte, mos ji ne dyshime, hidhe hapin njeher te besh diqka nga vetja ne menyre qe te vazhdosh te besh te veten pergjithmone pa dyshime! Dhe mos u frikeso te besh pyetje ndokujt per ate qe se di, me mire te pyesesh sesa te jesh e qete e me pas te ndjehesh e ngelur prapa apo jo?
Përshëndetje dhe faleminderit që iu drejtove faqes tonë! Është e vërtetë që largimi nga familja
mund të sjellë shumë pasiguri dhe duket se në rastin tënd këto pasiguri janë më të mëdha, për
shkak të mënyrës me të cilën je rritur.
Ajo çfarë ndjeva kur po lexoja çfarë ke shkruar është një frikë e madhe nga gabimet. Dhe
gabimet janë vetëm njerëzore! Duket se prindërit e tu nuk të kanë lejuar që të kesh hapësirën
tënde dhe të mundesh të zgjedhësh vetë dhe të zgjidhësh vetë problemet e tua. Kjo nuk do të
thotë se nuk mundesh ta bësh në vazhdim.
Ankthi nga ndërtimi i marrëdhënieve të reja në një mjedis të ri është një ankth njerëzor. Në këtë
proces, sigurisht që do ketë dhe gabime, sepse edhe të bësh gabime është njerëzore. Gjithashtu, do ketë dhe gjëra të drejta dhe të sakta, të cilat mund t’i shijosh. Ndoshta për të reflektuar për të ardhmen, do të të këshilloja të reflektoje pikërisht për këtë: çfarë domethënie kanë për tyr gabimet? A ka njeri që nuk gabon? Pse është aq e rëndësishme për ty që të mos gabosh? Çfarë ndjesish të sjellë gabimi?
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Veronika