11.02.2016
Si mund te ndihmoj veten per te kaluar ataket e panikut, agorafobine dhe derealizmin?? Kam dy vite qe e vuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe ke zgjedhur Nuk je vetem per te ndare shqetesimin tend.
Kur kerkon ndihme per dicka qe nuk shkon mire praktikisht ke ndihmuar veten me gjysmen e punes. Por qe tja dalesh me sukses eshte mire qe ti marrim gjerat me qetesi dhe me radhe..kur thua qe ke dy vite qe vuan te lutem a mund te jesh me specificke? Si psh me pershkruaj nje rast konkret te asaj qe ti I referohesh si atak paniku..Cfare ndjen dhe mendon ne ato moment..A ka ndicka ne mjedisin perreth qe te nxit ta perjetosh kete veshtiresi…ka ndonje detaj te cilin ti mund ta vecosh? Cfare nenkupton kur thua me derealizim? Cili eshte perkufizimi yt ne lidhje me te? Apo I referohesh ndonje diagnose te mirefillte per te cilen mjekohesh perfshire ketu dhe agorafobine…? Nese deshiron qe te te ndihmoj eshte shume e nevojshme qe te me shkruash me gjeresisht dhe me detaje dhe moment specifike pastaj bashkarisht do te mund te vendosim kush eshte me primare per tu per tu konsideruar e para…nese deshiron qe ta perkufizosh veten me nje diagnoze specifike eshte e thjehste dhe nuk ehste nevoja te konsultohesh me nje specialist pasi mjafton te lexosh ne internet dhe shume kollaj mund ta gjesh veten brenda nje diagnoze apo te perjetosh nje atak paniku per rrjedhoje..te tregohesh moskokcares/e dhe te presesh pergjigjen nga ambjenti rrethues eshte prap disavantazh per ty…ndaj me shkruaj gjeresisht dhe hajt te planifikojme cfare mund te bejme konkretisht.
Faleminderit Zana