Binjaku 10.10.2019
Kur duhet te flas me njerezit jashte familjes me merret fryma me shtohen rrahjet e zemres dhe nuk artikuloj dot mire me duket sikur e gjitha bota me shikon ne kete moment duke folur dhe sikur te gjithe me tallin me gjykojne
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderoj që ke shkruar dhe ke ndarë shqetësimin tënd.
Unë do të doja të kuptoja pak më shumë mbi situatat në të cilat ti belbëzon. Ke shkruar se kjo të ndodh kur flet me njerëzit jashtë familjes, prej sa kohësh ka nisur ky shqetësim? A ke kërkuar ndihmë më parë?
Belbëzimi ka disa faktorë që ndikojnë, por me çfarë ke shkruar lidhet me frikën se të tjerët mund të të tallin dhe gjykojnë. Kur ka nisur tek ty kjo frikë ? A ka patur ndonjë ngjarje të veçantë që je ndjerë i tallur dhe gjykuar kur ke nisur të flasësh?
Gjendja jote duket më shumë si një simptomë e ankthit që ndjen, ndaj do të të ftoja të shkruaje më tej.
Gjithë të mirat,
Gresa
vuaj nga belbezimi qysh ne vogeli qysh ne moshen 5 -6 vjec,kam shume ankthe para se te flas me njerezit,po ma shkaterron jeten komplet,ju lutem me ktheni pergjigje
Pershendetje dhe te falenderojme qe na keni shkruar. Ju lutem ta drejtoni pyetjen tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ne kete menyre pyetja mund te merret nga ekspertet dhe te kthehet nje pergjigje prej njerit prej tyre.
Ju urojme gjithe te mirat,
Stafi i Nukjevetem