Këshilla/Blog

15.10.2018

Pershendetje jam nen e nje vajze 19 muajsh kur kam qen shtatezan kam humbur nenen time person in me te dashur nje dhimbje we nuk pershkruhet me fjal ,keto kohet e fundit po kam nje frik ose Merak nuk e di si ta shpreh per vajzen time sikur do I ndodhi dicka e keqe vajza eshte mire nuk ka asnje shqetesim asgje ndonjeher mendoj eshte normal kur behesh prind ke Merak per evlatin tend eshte pika e dobet e prindit.ju lutem me ndihmoni me dicka cfar te bej qe mos ta kem kete friken qe ndjej.faleminderit

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje! Me vjen shume keq per humbjen e nenes tende, e per me teper ne nje periudhe delikate si ajo e pritjes se nje femije. Ashtu si ti thua eshte nje dhimbje qe nuk pershkruhet me fjale, ashtu dhe nuk ka fjale qe te te ngushellojne apo lehtesojne humbjen e saj.
    Me te drejte ti thua qe, per nje nene eshte normale qe gjate viteve te para te jetes se femijes te mos jete e qete dhe te mos kete merak. Pak a shume, nje nene eshte gjithe jeten ne merak dhe e shqetesuar per femijen, por vecanerisht ne kete periudhe eshte me shume. Megjithate ne kete rast behet fjale per nje frike te tepruar dhe pa baza, qe ty te rri ne mendje duke u kthyer ne nje shqetesim me vete. Humbja e nje njeriu te afert e te rendesishem eshte jo vetem shume e dhimbshme, por edhe nje traume ne jete, qe do te thote: nje ngjarje qe ne menyre te menjehershme e ndryshon pa kthim situaten nga te pasurit nenen ne jete, prane teje ne te mos e paturit me pergjithmone. Psikikes se njeriut i duhet kohe te pershtatet me kete ndryshim, ta perceptoje qarte, ta pranoje, ta vuaje derisa ta kaloje, gje qe kerkon shume kohe ne varesi te llojit te njeriut, sa i forte psikologjikisht eshte, rrethanave te jetes, etj. Me shume gjasa, duke qene qe vdekja e nenes ka ndodhur kur ti ke qene shtatzane e me pas ke lindur bebin, nuk e ke patur kete kohe te nevojshme per ta ‘pertypur’ ate qe te ka ndodhur. Ashtu si ushqimet e papertypura mire bien rende ne stomak, edhe ngjarjet e forta ‘te papertypura’ bien rende ne psikiken e individit. Tani qe femija po rritet, besoj ndihet dhe me i pavarur, ecen, mund te kete filluar te flase nga pak, ti fiton me shume kohe per veten tende: kohe fizike dhe psikologjike. Per pasoje tani e ne vazhdim ti mund te jesh pak me shume ne kontakt me dhimbjen tende, me frikerat e tua, perfshire ketu edhe friken nga vdekja. Nga ana tjeter, supozoj se duke qene ne zi per nenen tende ke ndier qe mund t’i kesh bere dem femijes tend ne bark. Te gjithe e dime sa e rendesishme eshte qe femija te ngjizet e te pritet e te rritet ne nje mjedis sa me te mire psikologjik dhe fizik. Kushtet e shtatzanise tende mund te te kene bere te ndihesh ne faj ndaj femijes. Dhe ndjenjat e fajit zakonisht shkaktojne ankth, ose mendime anksioze.
    Une dhashe disa shpjegime dhe interpretime bazuar ne eksperienca te ngjashme dhe shpresoj qe ti t’i gjesh me vend per rastin tend. Por nese do t’i pergjigjesha pyetjes tende se si te mos e kesh me nje frike te tille, pergjigje qe nuk eshte e lehte, do te thoja qe, se pari eshte nje reagim post traume : pas humbjes se nje njeriu te dashur ke me shume frike se mund te humbasesh edhe njerez te tjere te dashur. Vdekja sa here e sido qe te vije ne jete na tregon se perballe saj jemi te pafuqishem dhe pa kontroll. Per rrjedhoje frika rritet. Se dyti, cdo njeri reagon ndaj ngjarjeve te forta ne menyra te ndryshme, disa me depresion, disa me ankth, e keshtu me rradhe, ne varesi te menyres si eshte ndertuar. Me kete dua te them qe ndoshta ankthi mund te jete nje forme reagimi e njohur per ty ndaj situatave te veshtira. Pra, qofte humbja e nje njeriu ne jete, qofte ardhja e nje femije jane ngjarje qe shkaktojne nje ndryshim te madh dhe kerkojne te pershtatesh me te. Pershtatja ashtu si dhe perballja me ndjenja te forta e ve njeriun ne prove. Provat na tregojne shume me teper per veten, per pikat e dobeta dhe te forta. Keshtu qe shpresoj qe duke mos e pare friken tende me frike, por duke u perpjekur ta kuptosh dhe t’ia pranosh vetes si nje reagim normal ndaj ngjarjeve jo normale, te fillosh te ndihesh me e lehtesuar.

  2. Arturi says:

    Pershendetje! Po ju percjell shqetesimin e shokut tim: eshte i moshes 61 vjec dhe bashkeshortia 55 vjec. Te dy me pune. Per arsimimin dhe punesimin e bashkeshortit, burri beri gjithe sakrificat dhe ja arriti, gje qe i vlejti ecurise se familjes. Ndersa sic jane problemet ne faniljes, kur bashkeshorti i vuri ne dukje mundin e tij, qe arriti ta bente dikushin, ajo reagoi shume ashper, gje qe e kishte cuditur dhe ma beri bisede. Nuk i thashe se eshte mosmirenjohje, por jane kalimtare, rendesi ka qe ndertuat familje te mire, arsimuat femijet etj. Por ai perseri nuk ndjehet mire. Pres t’i percjell nje mendim. Ju faleminderit!

    1. rrotadmin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV