Këshilla/Blog

17.12.2018

pershendetje kam nje brenge jam njohur me nje djal per lidhje serioze dmth fejes, por diqka po me brengos ai kishe qene i martuar 1 vit dhe nga nje semundje e shkurt i kishte vdek gruaja, diqka mu kujtua nga 2 gjysherit e mi te cileve ju kishin vdekur 2 gra, tash mua mu ka fiksu ne koke nuk po me heket keshtu kam deshire me vendos me te por ky fiksim po ma bren shpirtin po frigohna se mos e kam te njetin fat sikurse gruaja e tij e pare ose sikurse gjysherit e mi, po mundohna me ja largu vetes mi than se me pare jetegjatsia e femrave dhe e njeritu ka qene me e shkurt ne pergjithsi se kto gjera ndodhin rrall por prap kjo frike po me qendron verdall ne koken time? ju lutem me ndihmoni disi!?

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    E dashur Lola,

    Periudha përapra ndryshimeve, apo vendimeve madhore në jetë, të tilla si fejesa e martesa, shpesh është e ngarkuar me përjetime kontradiktore, nga njëra anë entuziazëm dhe padurim, nga ana tjetër ankth e pasiguri. Duke qenë se është në natyrën njerëzore që të ruajë rregull dhe logjikë edhe në përjetimet e veta, njerëzve në situata të tilla, ankthi mund tu duket i pakuptueshëm ndërkohë që gëzimi dhe entuziazmi, plotësisht me vend. Kështu, duke mos kuptuar pasigurinë, njerëzit munden ta zhvendosin ankthin e tyre në çështje dhe situata të tjera që nuk lidhen me burimin e vërtetë të ankthit, duke i dhënë kështu ‘kuptim’ përjetimit të tyre. Çdo mendim, apo situatë, sado e parsyeshme mund të duket, mund të shërbejë si një ‘justifikim’ i pavetëdijshëm për ankthin dhe pasigurinë e përjetuar përballë ndryshimeve jetësore.

    Kështu, në rastin tënd, mundet që përveç entuziazmit, fejesa të përfaqësojë gjithashtu një burim ankthin për vendimin dhe ndryshimin e madh jetësor që po planifikon. Por ndërkohë që gëzimi mund të jetë i kuptueshëm, pasigurinë për hapin që planifikon të hedhësh ndoshta e zhvendos tek ky mendim që po të shqetëson aktualisht. Them ndoshta, pasi gjithsesi, ky mbetet një shpjegim alternativ, të cilit unë nuk mundem ti mëshoj me siguri absolute. Secili nga ne ka arsyet e veta për rë cilat pëjeton ankth dhe mënyrat e veta përmes të cilave e manifeston atë. Secili nga ne i eksploron këto arsye në mënyrë personale dhe për këtë mund të ketë nevojë edhe për ndihmën e një profesionisti të kualifikuar. Për këtë arsye, do të të sugjeroja të konsultoheshe me një psikoterapist, me të cilin të mund të punosh për të kuptuar arsyet e ankthit tënd, për të ndërtuar mekanizmat e përshtatshëm për t’u përballur me ankthin dhe dilemat e tua si dhe të marrësh vendimet e duhura për veten tënde.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV