Këshilla/Blog

02.05.2019

Pershendetje jam nje vajze 13 vjece jam ne klasen e 8. Shpeshhere person,pa arsye, fillojne te me bullizojne. Ky shkak me ben te mbyllem ne vetvete,nuk dal nga dhome ime per nje kohe te gjate,dhe nuk dua te shkoj ne shkolle. Nuk kam fuqi te kthej pergjigje tek kta persona. Ndihem e vetme dhe e vetja gje qe me vjen ndermend eshte vetvrasja. Jam konsultuar me psikologen e shkolloes,jam qetesuar per nje kohe por bullizmi nuk me linte te qetesohesha. Bullizmi qe shkaktojne eshte mendor. Mendoj se nuk kam lindur per kete bot,shum shpejt do bej vetvrasje. NUK MUNDEM ME.

  1. Anonymous says:

    Zemer e di qe bullizmi esht pak i rend per tu perballuar sidomos ne moshen tende.
    Un nuk jam psikologe qe mund te te jap nje pergjigje te sakt, por mendoj qe si fillim duhet te kuptosh qe problemi nuk je ti. Nese cdo gje vjen pa shkak me beso problemin ata njerez me par e kan me veten e tyre sesa me ty.
    Nese mendon qe mund te flasesh me ta dhe ti pyesesh se perse sillen keshtu me ty atehere fol.
    Po nese mendon qe nuk merreni vesh atehere bej gjera te tjera ne jet, mos u merr fare me ta. Aktivizohu ne nje kurs, krijo shoqeri te reja, nese nuk e perballon dot aty mund dhe te mendosh qe te nderrosh shkollen vitin tjeter.
    Jan gjera qe kalojn dhe zgjidhen. Ti do rritesh dhe do njohesh njerez te rinj. Po e rendesishme eshte ta nisesh nga vetja, duaje veten, ndjehu rehat me veten, ti je e vecant dhe meriton ta trajtosh veten tende si te till.. ti ke forcen tja dalesh ne cdo gje qe ti vendos. Ti je nje vajz e fort dhe jam e sigurt shum e bukur. Prandaj fillo te kujtosh se kush je ti, dhe jo ta percaktosh veten nga ajo qe thon te tjeret.
    Shpresoj ta lexosh dhe te jesh mir. Askush nuk vlen me shum se ti

    1. Faleminderit per keshillat says:

      Faleminderit per keshillat.Shume shume flm.Ju jam mirenjohese.Respekte.Marisa

  2. MSc. Lorenc Barjami - Psikolog klinik says:

    Përshëndetje,
    Ju falenderojmë që ndatë shqetesimin tuaj me ne.
    Nga biseda juaj kuptohet qartë gjëndja juaj për shkak të bullizmit.

    Së pari kam nevoj tu bëj disa pyetje në lidhje me gjëndjen tuaj:
    1-Sa kohë keni që jeni duke u ndjerë kështu?
    2-Kush janë këta persona?
    3-Kur ju përmendi se ajo që më vjen në mend është “vetvrasja” , A keni menduar shpesh per kete akt ?
    5-A keni tentuar për të lënduar veten ndonjëherë?

    Për shkak të bullizmit ju jeni duke përjetuar një gjendje depresive e cila sigurisht duhet vlersuar dhe trajtuar me kujdes.

    Fillimisht, ju këshilloj te bisedoni me mësuesen kujdestare, prindërit ,personat e dashur dhe besueshëm, si edhe të punoni me psikologen për trajtimin e gjëndjes suaj.
    Së dyti , Duhet të kuptoni se jeta është e shenjtë dhe shumë e vlefshme ,vjen vetëm njëher dhe duhet ta jetoni ate. Por që ta shijoni,duhet që të lini mënjanë personat që ju bëjnë të ndiheni keq ,pra ju duhet të flisni sa më shpejt të jetë e mundur me psikologen dhe mësuesen kujdestare për ata persona .Bullizmi është i ndaluar dhe ka masa shumë të forta disiplinore për eleminimin e plotë tij .Pra inkurajojeni veten dhe raportojeni atë ne shkollë dhe familje sa më pare.

    Gjithashtu përpiquni të kuptoni se sa e vlefshem eshte jeta juaj.
    Përpiquni të kuptoni se ju keni potenciale pozitive brenda jush.
    Duajeni veten tuaj “ te duash veten do te thote ta shpreblesh dhe vlersosh vete per cdo gje qe te vogel qe ju keni arritur dhe ate qe perfaqesoni. ( pasqyra do te shihet shume e keshillueshme) .
    Përpiquni te kuptoni se sa e vlefshme jeni për familjarët tuaj.
    Eshtë shumë më mire ta zgjidhni këtë problem thjesht duke biseduar në shkollë dhe me familjarët tuaj. Sa më shpejt ju të kuptoni këtë ,aq më shpejt ju do ta ndihmoni veten per te kaluar problemin tuaj.
    Faleminderit paraprakisht dhe mbetem ne pritje te pergjigjes suaj,
    MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik

    1. Marisa says:

      psh jam vajza q me shkruajtet me falni per vonesen.Shoket e klases me bullimizojn per shum vite.Kam tentuar pi ilace te hidhem nga ballkoni te vras veten me thik.Do perpiqem ta jetoj jeten .Pres pergjigjen tuaj .Marisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV