Këshilla/Blog

Jona 30.08.2019

Pershendetje problemi im lidhet me ciklin per here te pare me ka ardhur ne moshen 16 vjecare dhe gjithmon e kam pas te crregullt. Ne Nentor 2018 bera nje vizit doktori me tha qe mitra dhe vezoret ishin ne rregull me dha disa medikamente i piva per 2 muaj pastaj mora kontraceptiv 21 ditor per 3 muajn deri ne muajn Maj isha ne rregull me ciklin ,ne muajn Qeshor dhe Korrik ne diten qe kisha per te me ardhur ciklin me vinin sekrecione kafe dhe me zgjasnin 4-5 dite. Tani ne Gusht nuk pata as cikel as sekrecione kafe, vetem sekrecione t bardha normale po me pak arome.
Theksoj qe jam e martuar prej 1 viti po tentoj edhe per shtatzani bera dhe nje test ne muajn Korrik dhe rezultoi Negativ.
Faleminderit nese pergjigjeni!

One reply on “Cikli i crregullt”

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Me shume gjasa, ju keni vezoret mikrokistike (policistike), prandaj dhe ciklet jane keshtu, te cregullta. Gjate marrjes se kontraceptiveve rregullohet, pastaj rikthehet te normalja e vet cikli, te cregullsia. Nuk eshte shqetesuese, por mund te vonoje shtatzanine. Nese pas nje viti nuk ka ndodhur barra, ne keto raste rekomandohet kontrolli per infertilitetin ne cift, ku merret historia juaj, ajo familjare etj dhe behen rekomandimet perkatese. Drejtojuni nje gjinekologu qe merret me infertilitetin, jo te gjithe e njohin kete fushe si duhet. Gjithe te mirat.

Comments are closed.

NJV