A.a 25.05.2022
Pershendetje
Kam cikel mentruall te rregullt qe nga hera e pare, por keto 2 vitet e fundit nuk kam shum dhimbje barku dhe shpine si me pare qe kam pasur, tani kam me shume dhimbje koke nuk kam oreks dhe kam te perziera qe ndonjeher perfundojn ne te vjella, nuk kam dhe fare fuqi, por me shume ia le stresit sepse poashtu 2 vitet e fundit jam ne ankth.
Por jam lodhur qe 2 vjet keshtu nuk me jetohet me shume, nuk po ia dal . A eshte normale kjo gjendja ime ? Ju lutem ktheni pergjigje sa me shpejte????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar duke ndare shqetesimin tend me ne.
Ndodh qe shenjat premenstruale apo menstruale te ndryshojne, per arsye te ndryshme. Nje nga faktoret eshte edhe stresi.
Shprehesh se ke dy vite qe perjeton ankth. A mund te kujtosh se cila ka qene situata kur te eshte nxitur dhe ka filluar ankthi? A eshte i lidhur ankthi qe ke me nje person apo situate te caktuar ne jeten tende?
E kuptoj edhe gjendjen e pafuqisë që po ndjen, pasi kur ankthi vazhdon per nje kohe te gjate ndihet sfilitja. Prandaj do te keshilloja qe t’i dedikoje me teper kohe vetes duke u kujdesur per te: kjo mund te filloje nga te marrit persiper dhe te berit me pak gjera, fokusohu tek ato gjera qe jane me te rendesishme per ty. Merr kohe te ndihesh mire me veten, kete mund ta besh duke bere gjera qe te pelqejne dhe qe mund te japin energji apo gjalleri, (mund te jene gjera te vogla si psh berja e nje banje te gjate, degjimi i muzikes, shetitje, etj mjafton te jete dicka qe te pelqen qe ta besh)
Ndarja e shqetesimeve qe ke me dike qe i beson (nje shoqe, nje familjar, nje i aferm) dhe qe te mbeshtet, gjithashtu vjen ne ndihme.
Gjithashtu eshte me shume vlere nese mund te ndjekesh keshillim me nje psikolog apo psikoterapist per te kuptuar me mire ankthin dhe per te gjetur zgjidhje sa me efektive ndaj tij.
Me poshte gjen edhe nje video shpjeguese per perballimin e ankthit nga nje ekspert i fushes.
https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs
Te uroj me te mirat!
Staf i Nukjevetem