Këshilla/Blog

21.04.2016

Pershendetje
Po vuaj qe 2 vjet nga crregullimi i ankthit
jam duke marre terapi me barna alpraks dhe elicea
doja te me tregonit teknika(metoda) per largimin e ankthit
ka raste kur perjetoj edhe derealizem
pra desha qe nga nje ekspert te me tregoj metodat qe kan funksionuar me shum ne luften kunder ankthit
faleminderit

  1. MSc. Skerdi Zahaj says:

    Përshëndetje, më vjen mirë që ke shkruajtur.
    Të kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes!
    Aktualisht, ti je duke përdorur medikamente për të luftuar ankthin. Medikamentet që ti merr duken shumë të përshtatshme për trajtimin e ankthit. Sa të kanë ndihmuar? Sa e kanë ulur ato ankthin? Unë mendoj se ankthi nuk duhet luftuar por duhet kuptuar? Kur ka filluar? Si ka filluar? Çfarë e mban ende? Një nga teknikat është që ti të shkruash mendimet e tua gjatë kohës që je në ankth. Më pas, kur të ulet ankthi, lexoji me vëmendje dhe bëj krahasimin me mendimet që ke kur nuk je në ankth. Po ashtu mund të përdorësh teknika relaksimi, ushtrime të frymëmarjes, sport dhe shëtitje në natyrë. Megjithatë, trajtimi i ankthit nuk ka si qëllim të të zhduk ankthin por të të ndihmojë ta tolerosh atë.
    Trajtimi më i mirë për ankthin është psikoterapia!
    te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV