19.12.2018
Pershendetje jam nje vajz ne lidhje qe 2vite , familja e te dashurit e din per mua , e imja ende , problemi qendron qe e kom rrejt per sene shum t thjesht me be tzotit trrejshem po pa qellim qdo her kur po du diqka drejt mi tregu po tutna se ndahum , e di qe osht ma mir drejt me kallxu qdo her po mka bo mu tut se sillet shum eger me mu kur shkrujm , live osht njeri i but, besimin e humbi te un ,para ni viti para se me bo mardhenjen e par timen , ikom than qe po du me shku te gjinekolog-ja arsyja me ja vertetu qe jam e virgjer edhe pse aj sum ka kerku me shku te gjinekolog ja po un vet kur e disha vetin sigurt qe jam e virgjer ikom than ,se kom pa shum komente qe dikujt si qet gjak , kom pas qef me shku Se mem ndodh mu mos mem akuzu, mka than jo me shku qe demek mbeson edhe ndodhi diqka pahiri tu bo lojna qe mu mqiti gjak edhe pse nuk e ka shti penisin po veq e ka afru ngat vagines dhe mu ka duk si me shti per ni moment pak , kom pas gjakderdhje por para se mi bo qeto lojna i dashuri me thot qe ke pas gjak derdhje edhe pa bo lojna dmth kohen e menstruacionev , amo un u ndjeva krejt ndryshe nqato momente edhe gjaku ishte ne fillim te vagines , mandej mkan ardh menstruacione dmth gjaki su ndal , dhe mandej kom shku te gjinekolog ja me kqyr a jam me e virgjer ajo me tha qe sje me dmth qat dit tka qit gjak edhe mo nuk tqet gjak , e pyta a mundesh me hup virgjenitetin edhe gjat kohes se menstruacionev mka than po qe e hup edhe gjat menstuacionev edhe se ki t prisht krejt heminin , e kom inqizu m‘nyre qe me ja tregu te dashurit edhe pse me zor sum ka shti me shku un jam ajo qe kom insistu se skom qef mas ni kohe mem akuzu , ja tregova mtha qe pom beson edhe u mbyll kjo tem kjo dmthh ka ndodh qe ni vit qeshtu diqka tash po ma permen pom thot qe mke rrejt per virgjenitet
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
E kuptoj shume mire vuajtjen tende, lendimin dhe zhgenjimin qe te ka dhene kjo marredhenie dhe ky person. Ti po kerkon mendimin e njerezve te tjere perfshire edhe ate te profesionisteve ne lidhje me situaten ne te cilen ndodhesh. Mendimi im eshte ky dhe vetem ky: pavaresisht se ku jeton, ne cfare familje, mjedisi social e kulturor, ASKUSH nuk ka te drejte te sillet ne kete menyre, si ti pershkruan ne letren tende, me ndjenjat e tua. Nese dikush te do e te respekton nese ti je e virgjer, dhe nese nuk je, nuk te do e nuk te respekton, atehere ai nuk eshte personi i duhur per ty. Virgjeria eshte e jotja, ashtu si dhe vendimi per ta humbur ate eshte i yti. Padyshim qe cdo vajze enderron ta humbase virgjerine me nje njeri qe e dashuron dhe dashurohet prej tij, por nuk ndodh gjithmone keshtu ne jeten reale. Humbja e virgjerise eshte nje akt qe zgjat pak caste, gjetja e njeriut qe meriton eshte shume me teper se keto caste. Kerkon nje kohe te duhur per ta njohur, per te kuptuar cfare mund te beje per ty, per te te bere te lumtur ose ne te kundert per te te lenduar, merzitur e keqtrajtuar. Te perpiqesh te gjesh fakte qe vertetojne se ke qene e virgjer do te thote qe ke te besh me njerez qe te cenojne dinjitetin dhe shume lehte mund te abuzojne me ty, pra te jene perbuzes, te dhunshem me fjale ose veprime.
Per mendimin tim, ti nuk ke nevoje t’i rikthesh besimin atij, por te fillosh te besosh te vetja dhe te mos lejosh asnje te kerkoje Himenin tek ty, por zemren dhe ndjenjat e tyre.
Kujdesu per veten