04.11.2018
Prsh stafi nuk je vetem Nuk e dii kujt ti drejtohem ketu vetem duua ta shpreh at qe kam ne zemer jam 22 vjeqe jam me njer djal qe 2 vite me don e duaa mirpo problemi eshte tek familjaa ime nuk e do ate prb eshte se ai nuk i ka kushtet siq duhet ndoshta per kete familja nuk e do apo qe une kaniher e finacioj at te gjithe ne fanilje jan kuder mirpo ai kerkon qe mos ta le pasi qe mee doo me shume se jeten e tij dhe qe edhe 4 muaj pret ti del viza ne gjermani per ket me thott me pritt se gjithe qka do te ndryshoii une nuk e dii ti degjoi prindit apo ate une e duu aq shume sa qee jeten do ta jepja per tee familja kerkob qe une te fejohem diku tjeter mirpo zemra nuk ma thot kurre at ta lee se nuk mundem tii drejtohem askujt perceq tii ju lutem ma thoni nje keshill sygjerim apo qfardo tjeter sepse qdo dite mendoi ti jap fund jetes timee se nuk mundem te jetoj pa njerib qe e duua qa shumee shpresoi te me kshilloni sa me mire ju pershendes dhe konkretisht dua nje keshill Falimiderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
E kuptoj shume mire qe ti ke nevoje per nje keshille konkrete, por nuk eshte e lehte as per mua as per kedo tjeter ne vendin tim te marr persiper te te tregoj se cfare vendimi duhet te marresh. Ky eshte vendim mjaft i rendesishem qe lidhet me drejtimin qe do te marre jeta jote ne rast se vazhdon te jesh me kete djalin qe dashuron apo ne rast qe fejohesh me dike tjeter qe ta gjen familja.
Se pari, dua te theksoj se ty nuk te duhet te zgjedhesh midis ‘asaj qe thote ky djali dhe asaj qe thone prinderit’, por midis asaj qe te thote vetja, mendja e zemra jote dhe asaj cka te thone prinderit.
Se dyti, edhe nese nuk do te ishte ky djali, e nese prinderit do te kerkonin te fejoheshe me dike qe ti nuk e do, cfare do te beje? Do pranoje? Te pyes sepse une nuk e di ku jeton e cfare mjedisi kulturor e me tradita te rrethon. Sipas mendimit tim nje vajze 22 vjecare ka te drejte ta zgjedhe vete partnerin e jetes se saj dhe mbi te gjitha nuk ka pse te nxitoje per te bere nje zgjedhje pasi, sic e thashe edhe me siper, eshte nje zgjedhje e rendesishme dhe me ndikim ne gjithe jeten.
Nga ana tjeter, pervec faktit qe prinderit nuk e pelqejne kete djalin, per ty vete ka gjera qe nuk shkojne me te? Pra, ti vete ke dyshimet e tua nese eshte zgjedhja e duhur per ty apo jo? Prinderit nuk jane dakord vetem se ai nuk eshte ne gjendje te mire financiare apo se e konsiderojne te pazotin, jo punetor, jo te ndershem, etj?
E di qe doje nje pergjigje dhe jo pyetje, por jane pyetje te tilla qe mund te te ndihmojne te vendosesh me qartesi.
Nese i vetmi problem eshte fakti qe prinderit nuk e pelqejne zgjedhjen tende, po e perseris dhe njehere, ti je ne moshe madhore dhe besoj e afte te gjykosh vete. Pra, mund te besh edhe gjera qe prinderit nuk i pelqejne apo i aprovojne.
Nese jeton ne nje familje, ku nuk te lejohet te marresh nje vendim kunder deshires se prinderve, apo qe prinderit besojne se duhet te ta gjejne ata burrin, perseri e theksoj qe kjo nuk eshte e drejte, pra prinderit nuk kane te drejte te zgjedhin burrin tend. Perkundrazi, ne kete menyre dhunojne te drejtat e tua.
Por, nese ti vete ke dyshime e dilema midis dy varianteve, atehere merr sa me shume kohe qe te bindesh vete dhe mos lejo as prinderit as te dashurin te ushtroje presion mbi ty.
Uroj qe te te kem ndihmuar sadopak.