Laluna 17.08.2024
Pershendetje jam nje lidhje qe 1 vit dhe personi qe kam ne krah me dhuron gjith dashurin e mundshme qdo gje dhe e dua shume, por problemi jam un. Me pelqen te mar attention nga meshkujt e tjer ne menyren jam ulur ne kafe dhe nese e verej qe me shikon gezohem, keshtu me ka shikuar nje djal qe ka ardhur si klient ne punen time dhe me pelqen qe ka shfaqur interes tek un por mendoja me trurin tim se a eshte normale keto mendime apo jo. Keto gjera? Problemi tjeter eshte ne marredhenie kur e kemi bere mund te themi per 20 sekonda nuk kam hasur ndonje kenaqesi dhe kam frik thoja po sikur tere jeten te jet keshtu qfar do beje, nuk dua ta humbas te ndahem vetem pershkak marredhenies intime po qfar nese un nuk duroj, do ta bej me dike tjt vetem sa per ta hequr nevojen. Keto mendime me fusin friken. Them me veten a jam e lumtur, a eshte normale kjo gje amo kam probleme psiqike me kesi lloj gjerash.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Faleminderit që ndave me ne mendimet dhe ndjenjat që po të shqetësojnë.
Së pari, është krejtësisht normale të shijosh vëmendjen dhe miratim nga të tjerët, edhe kur je në një lidhje. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk e do partnerin tënd ose që ke probleme psiqike! por ka të bëjë me nevojën njerëzore për të ndjerë se jemi tërheqës dhe të vlerësuar nga seksi tjetër.
Megjithatë, është e rëndësishme të kuptosh se si këto mendime ndikojnë në marrëdhënien tënde aktuale, dhe çfarë mund të tregojnë për nevojat e tua të pa plotësuara emocionale por edhe ato seksuale.
Nuk do të të sugjeronim të qëndrosh në një lidhje ku nuk përjeton kënaqësi seksuale dhe të mendosh se zgjidhjen mund ta kërkosh jashtë lidhjes. Duket se dëshiron t’i shmangesh ballafaqimit me atë që ndien në lidhjen aktuale.
Si fillim, të sugjerojmë të flasësh hapur me partnerin për ndjenjat dhe shqetësimet që ke, dhe të respektosh veten tënde, ndjenjat tua dhe nevojat që ke. Ato janë legjitime dhe shumë të rëndësishme për mirëqenien tënde emocionale në vazhdimësi.
Gjithë të mirat!
Stafi Nukjevetem
Si mund te thoni qe nuk te sugjerojme te qendrosh ne nje lidhje ku nuk perjeton kenaqesi seksuale.
Pse, ne per kenaqesi seksuale lidhemi ? Apo ne nje lidhje normale do te kemi kenaqesi seksuale gjithe jeten?
Me habitet fare me kete koment
Po nqs personi Laluna do ishte djal dhe do thoshte qe nuk marr kenaqesi kur kryej marredhenie me partneren dhe besoj se do e bej me gocat e tjera qe te heq fiksimin, si do te tingellonte ? Te njejten keshille do te jepnit ?