Gabriela 28.09.2019
Pershendetje,
Situata ne te cilen ndodhem ka filluar kete muaj. Kisha 7 vite e gjysme e lidhur me dike dhe 1 vit bashkejetese kemi patur debate madje para disa muajsh u largua nga shtepia per disa dite vajta e kerkova iu luta te vinte u kthye me poshteronte i kisha gjetur dhe mesazhe kohet e fundit me nje kolege dhe e fala kur papritur pa asnje justifikim largohet dhe as nuk erdhi te me thoshte jemi te ndare. Justifikimi qe u thoshte te tjereve ishte nuk rri me te sepse kur debatojme ajo mbron me argumenta ndersa une smundem dhe e godas, sa ta vras me mire te ndahem. Para 3 ditesh kam mbaruar punen kam marr ne cel njohurit qe kisha te gjithe ishin te zene ate ditem kam levizur me makine dhe nga darka pa e kuptuar as vet tentova te prisja damaret. Dhe para se ta beja i kam kerkuar ndihme ishit. Ne kohen qe ai me fliste une vazhdoja me keq me paqsyren qe kisha ne dore. Gjate kohes qe po me conin ne spital po ndieja drishje duardh dhe gjunesh. Kur kam vajtur ne spital isha e pavetedijshme u mpiva nuk levizja duart mu bllokuan dhe gjunjte. Kisha gjithe muajin qe spo flija rehat shikoja dhe makthe. Kam pesuar dhe renie nga pesha.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Dhe un jam ndar nga i dashuri im qe kisha 2 vite bashkjetese pasi m tradhtonte dhe dhunonte ter kohen . Po behen gati disa muaj jemi takuar e kemi flejtur prap ai prap vazhdon me te tjera . Pse duhet te lendojme veten per dike qe se meriton ta mendojm jo me ti falim aq shum rendesi . Jam femer dhe e kuptoj dhimbjen tende por mundohu te dalesh njif njerez te rinj hutohu esht e vetmja menyre qe te ben ty te ndihesh me mire . Mbeso e vuj po aq sa ti kte ndarje ndoshta dhe me shume , po dikush qe do na donte kurr sdo na kishte ber kto gjera , aq m teper tna bente me qajt . Jepi forca vetes kshu thjesht ngelesh ne vend nuk zgjidh asgje , biles i jep atij me shum rendsi dhe mendon se sa her t doje do tket aty . Jo beje tmendoj qe tka humbur dhe me pas beje tmendoj qe je e pa zevendsueshme . Mos u merzit me kohen kalon cdogje
Pershendetje Gabriela,
E shoh qe ke pasur nje muaj teper te veshtire. Si je tani? A je ne spital apo je kthyer ne shtepi? Andihesh e sigurt dhe e mbrojtur tani? Ke dike aty prane ne keto momente, te i cili/ cila mund te mbeshtetesh?
E kuptoj qe nuk e ke pasur aspak te lehte ndarjen dhe qe je lenduar shume. Thuajse askush nuk e ka te lehte nje ndarje, sidomos kur behet fjale per nje lidhje te gjate ne kohe. Besoj se do te te nevojitet kohe per te kuptuar me shume gjera mbi ndarjen dhe sesi mund ta kapercesh ate me mire ne vazhdim.
Mirepo, tani duhet te kujdesesh per veten tende. Merr kohen qe te nevojitet per te qendruar pak me veten dhe kerko ndihme! E di qe nuk eshte e lehte, padyshim. Mirepo, ne kemi nevoje te sigurohemi qe ti do jesh e mbrojtur dhe e sigurt.
Ndihesh e sigurt dhe e mbrojtur tani aty ku je? A mendon se mund te gjendesh serish ne situaten qe u gjende para pak ditesh dhe a e di çfare mund te besh ne ate situate? Ke mund te kontaktosh nese jeta jote gjendet ne rrezik?
Merr kohe per t’u kujdesur per veten tende dhe per te menduar se ka alternativa te tjera per te perballuar gjendjen ne te cilen ndodhesh dhe pikellimin qe ndjen pas ndarjes. Mund te punojme se bashku per kete.
Referoju sherbimeve te ndihmes ne faqen tone dhe na shkruaj per çdo nevoje per informacion.
Shpresoj te qetesohesh!
Ne pritje te pergjigjes tende,
Lediona
Pershendetje Dr.! Tani jam me mire! U ktheva qe ate nate ne shtepi, sepse sdoja te rrija ne spital. Ka raste mund te ndihem e pasigurt dhe pa njeri ndonese kam shume njerez qe me kane perkrahur e me jane gjendur prane ne keto caste! Situata ne te cilen ndodhesha nuk besoj se ka per tu perseritur me, sepse po mundohem ta mbush kohen e lire me aktivitete te ndryshme! Dhe po mendoj te konsultohem rregullisht me nje psikolog/e. Shume faleminderit per keshillat tuaja!
Gjithe te mirat!