Lory 03.04.2024
A lidhet me depresionin fakti qe skam me deshire te bej asgje, edhe kur dal nuk kenaqem me si me pare , harroj shume shpejt nuk perqendrohem dot. Nese kto shenja nuk ju duken normale ju lutem me jepni disa sygjerime.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Eshte gjendje kalimtare e dashur ,bej ecje ne natyre ,lexo libra,bej biseda me miq te mire ,edhe do ja dalesh.
Pershendetje, me vjen shume mire qe ke shkruar ketu, nga fakti qe ke shkruar kaq pak nuk dime me teper rreth ngjarjeve qe je duke kaluar ose perjetuar se fundmi, kjo nuk e ben me pak te vlefshme ate se cfare keni shprehur. Mund ta imagjinoj se te mos pasurit deshire dhe veshtiresite qe po ashtu keni vene re tek vetja, per mireqenien tuaj mendore dhe per te folur me tej, do t’ju sugjeroja pse jo nese do ta shihni te arsyeshme te vizitoni nje psikolog ne nje nga qendrat shendetesore, sherbimi ofrohet dhe falas, nderkohe sa per tani do te ftoje te mendoje dhe te beje nje perpjekje te rikujtoje se cilat aktivitete beje para se kjo deshire per te mos bere asgje nisi, nga pak duke u rifilluar keshtu, ju uroj me te miren dhe te gjeni sa me pare veten tuaj pasi e meritoni te jeni ne potencialin tuaj te plote. Gjithe te mirat!