20.05.2019
Do te doja qe jetes time ti jap fund . Sa do te doja qe te gjithe njerezit e dashur te mos me braktisin ne castet me te veshtira te jete sime .
E din cfare me ben te mendoj te vras veten ,se njerezit me te dashur nuk me besojne .
Me shetqeson edhe fakti qe babai nk do tja dije per mua as per nene time qe eshte e semur , edhe ne qofte se do i kerkoj ndonje gje nk ma jep me dashuri po qe ndihet i detyruar nga vetja .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Te falenderoj qe na ke shkruar dhe me vjen keq qe lexoj kaq shume dhimbje ne pyetjen tende. E kuptoj qe je ne nje situate te veshtire dhe ndoshta nuk po merr vemendjen dhe perkujdesjen per te cilen ke nevoje. Eshte e mundur qe te ndihesh e zemeruar me njerezit e afert dhe kete zemerim e shpreh edhe me deshiren per t’i dhene fund jetes tende? Per cfare nuk te besojne njerezit e dashur? A eshte e mundur qe edhe ti te kesh humbur besimin tek ata? A ke folur me babin per ndjesine qe ke se ai nuk po kujdeset per ty dhe nuk po te jep dashuri sa ti ke nevoje? Si po e perballon faktin qe nena jote eshte e semure? Shpresoj qe te gjesh mundesine te shprehesh cfare po perjeton tani. Eshte e rendesishme qe te kerkosh ndihme, mbeshtetje dhe te flasesh per nevojat e tua. Te uroj me te mirat dhe mbetem ne pritje te pergjigjes tende!
Jo une nuk e kam humbur besimin tek ata por ata tek mua. Nuk kam folur un me babin por kane folur disa te afert por eshte e pamundur . Ne mendjen time kam gjithmon nje deshir qe mamaja ime te jete mir dhe atehere te vdes.
Pershendetje perseri,
Te kerkoj ndjese per vonesen e pergjigjes.
Mendimi qe mund te humbasesh mamin eshte i frikshem dhe mungesa e mbeshtetjes nga ana e babit e kuptoj qe te rendon edhe me shume. Me vjen keq qe je ne kete situate te veshtire. Eshte shume e rendesishme qe ti te kujdesesh per veten ne rradhe te pare dhe te perpiqesh te komunikosh me njerezit, te pakten me ata qe mendon se mund te te kuptojne. Nese e shikon te mundur, psikoterapia mendoj se do te te ndihmonte shume.
Te uroj me te mirat dhe mos hezito te na shkruash nese ke akoma dicka qe do te ndash!