03.06.2019
Mirdita !Desha te parashtroj nje histori te jetes sime qe me ka ndodhur para 4 Muajve.Jam nje nena e dy vajzave kam edhe burrin.Jetoja shum e lumtur me familjen.Mirepo erdhi nje moment QE vodhi nga une te gjithe lumturine ,shpresen dhe kurajon per jete. Perjetova nje frike shume te madhe ku per nje moment mu duk se do te cmendesha dhe me te vertetete ishte nje gjendje shum e tmerrshme .Bera te gjitha analizat e mjekut ,ku te gjitha me dolen mire.Ne fund mendova te konsultohesha me nje mjek psihiater ku me rekomandoi tab (paroxetin),ku tash 4 muaj qe I konsumoj.Ne fillim pas dy javeve qe fillova te perdori table u ndjeva shum mire.Mirepo koh pas kohe me paraqiten perseri mendime negative QE me lodhin jashtemase.Kete ndjenje e kam cdoher ne muaj para se te kem menstracione ose pas saj.Ju lutem me ndihmoni kam nevoj te jetoj e lumtur se me te vertete me mungojne ato ditet e lumtura QE jetoja bashke me familjen.Ju falimderit per mirkuprimin
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje. Nga sa ke shkruar më sipër më krijohet përshtypja sikur ajo që të ka ndodhur, pra frika që ke pasur një moment se do të çmendeshe, është përjetuar prej jush si një pabesi. Kjo frikë të ka kapur papritur dhe je ndjerë krejtësisht e papërgatitur. Ajo që vërej në përshkrimin tuaj është një kundërpeshim i një tabloje të një jete të lumtur dhe familjare nga një kërcënim – mendimet negative/frika se mos çmendesh – se gjithçka do zhbëhet. Ndonjëherë për t’i bërë jetët tona më të besueshme lind nevoja, sigurisht në mënyrë të pavetëdijshme, që “t’i pajisim” këto realitete të lumtura me të përkundërtit e tyre, njësoj sikur e mira nuk duhet të ekzistojë pa të keqen. Diçka e tillë mund të vijë edhe nga ndjenja të pavetëdijshme faji që mund të kemi, sikur i themi vetes se nuk e meritojmë një lumturi të tillë. Megjithatë, jo rrallë, kjo “pabesi” mund të vijë edhe nga ndonjë “e vërtetë” brenda nesh që kërkon të dëgjohet dhe që mund të jetë aq “padëgjueshme” sa që thjesht mundësia e saj na duket një “çmenduri”. Këto janë të gjitha hipoteza me të cilat mund të punojmë nëse dëshiron të komunikojmë në vazhdim. Ndjenjat depresive shkaktojnë gjithashtu një reagim ankthi të ngjashëm me simptomat që përshkruan por sigurisht që kjo për ju do të ishte njé paradoks më shumë. Jam në dispozicionin tuaj. Gjithë të mirat.