Këshilla/Blog

26.06.2019

Pershendetje, dua qe te me pergjigjet ndonje psikologe nese ka mundesi. Ka disa vite qe po vuaj nga mendimet e keqija. Si fillim dua ta filloj te ua tregoj historine time.
Jam 18 vjeçare kam prinderit dhe vellane, ne familje nuk shkojme edhe aq mire, cdo dite thuajse zihemi, ne te kaluaren kemi pasur disa probleme me te medhaja, ku kemi pas edhe dhune ne shtepi, probleme mes nenes dhe babait, tani ato jan zgjidh por prap nena dhe babai shum shpesh zihen bertasin. Dhe un shum shpesh ndihem shum keq sidomos kur jam ne nje situat mes atyre, ndihem them o zot pse vetem zihen, me duket se kam nje familje te keqe, dhe tashme nuk mund te duroj as zhurmat, me pengon shum kur dikush bertet.
Ne tjetren ane jam me nje djale, por qe nuk eshte afer meje dhe nuk mund ta shoh kur dua, shihemi rralle, dhe nuk e di vazhdimisht zihemi, nuk e di a eshte puna te largesia sepse jemi ka disa vite bashk, por qe nuk jemi akoma ne gjendje ta bejme publike, dhe nganjeher vie deri ne nje pike ku them do te ndahemi, thujse cdo her i them keshtu, dhe ai ndihet keq per kete, dhe pastaj pendohem, dhe e fajsoj veten pse jam keshtu, me duket sikur i bej keq atij, madje nganjeher me shkon mendja per vetvrasje, te gjitha problemet me jane mbledhur, nuk e di, sidomos kur degjoj ndonje lajm se dikush ka vrare veten akoma dhe me shum friksohem se do ta bej edhe un. Kam nje ndjenj se nuk me do askush, nganjeher me duket se me mungon edhe dashuria e prindve, me duket sikur e duan vellaun me shum. Ia kam shprehur nenes problemet por akoma jo ne ate pik qe tia tregoj te gjitha. As shoqeri nuk kam, ato qe i kam pasur me kane tradhetuar, dhe kur kam dasht me bo shoqeri te re prap kam has ne shoqeri per interes. Nuk dal nga shtepia shum sepse skam me kend, nganjeher mendoj se behem me mir kur dal, gjithashtu edhe libra psikologjik kam fillu te lexoj, por ne momentin qe lexoj them un do ndryshoj, por pas nje kohe prap kthehem ne gjendjen e meparshme. Qaj vetem nese me thot dikush nje gje me te vogel, jam shum keq ju lutem me ndihmoni. Nuk mund te fle naten, e urrej vetmine. Kam shum luhatje te humorit sa jam mire sa jam keq. Dua shum qe te bisedoj me dike, kam vullnet edhe te psikologu me shku, po sesht se e kemi gjendjen financiare aq te mire, dhe nuk dua te bej merak familjen time. Shpresoj qe te me pergjigjet ndonje psikologe te me ndihmoj qfar te bej. Kam shum frik se do bej vetvrasje, ne anen tjeter dua te mos bej. Dhe theksoj se jam shum tip me vesvese, me duket se do semurem do vdes. Ju lutem me ndihmoni, sepse nganjeher nje fjale e vogel mund te ndryshoj jeten e dikujt, ne kete rast, jeten time.
Ju pershendes❤️

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Së pari ju falenderoj për pyetjen. Përshkrimi që bëni për situatën tuaj është mjaft i qartë dhe I shprehur me logjikë dhe ndjenjë. Për këtë doja tiu përgëzoja sepse kjo është diçka e rëndësishme dhe mjaft pozitive. Lidhur me shqetësimin që shpreh kuptoj se ai ka të bëjë me marrëdhëniet e tua së pari si dhe me ndjenjën e vetmisë. Lidhur me marrëdhëniet, fillimisht për prindërit, duket sikur ti ndjen se ata nuk janë aty për ty kur ti ke nevojë por sikur “sherri” ka marrë gjithë vëmendjen e tyre, njësoj siç vëllai dashurinë e tyre. Edhe në marrëdhënien që ke me partnerin të zemëron prania e tij jo e vazhdueshme dhe kur e shpreh këtë zemërim pendohesh dhe merr fajin përsipër. Duket sikur dëshiron të jesh pjesë eksluzive e dikujt ose diçkaje ose ta kesh njé marrëdhënie të tillë eksluzive por nuk po mundesh dot. Kuptoj se ankthi I vetmisë ose I ndarjes të bën të stepesh e të mos e shfaqësh qoftë zemërimin qoftë të drejtën tënde dhe kjo të bën të ndihesh e pafuqishme e më pas edhe më shumë e zemëruar. Luhatjet e humorit e pasqyrojnë këtë por në një formë tjetër sigurisht. Duket sikur nganjëherë mendon se nuk mund të ndryshosh, por pastaj sikur kupton se mund ta bësh por jo vetëm (pra të flasësh me dike që të jetë eksluzivisht aty për ty – psikologu). Më duket sikur kjo gjë për ty është një parakusht dhe unë do të thoja se “zgjidhja” që ke gjetur me mendjen tënde është edhe ajo më e natyrshmja pasi në komunikimin me tjetrin zhvillohen të dyja këto dimensione të shqetësimit tënd. Mos nguro të vazhdojmë komunikimin. Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV